Një punonjëse e Agjencisë së Kadastrës së Korçës ka rezultuar pozitive pas testit të koronavirusit.
Të gjithë punonjësit e kësaj drejtorie janë detyruar të vetë-karantinohen, shkruan “panorama”.
Zyra e Hipotekës raportohet se do të pranojë aplikimet dhe dokumentacionet vetëm nëpërmjet e-Albania.
Kujtojmë se numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri është rritur duke shkuar në 5 ndërsa numri i të infektuarve në 123.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, “në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime”.