Një punonjës i Gardës është vënë në pranga, pasi mëngjesin e sotëm ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Burimet zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Alket Arapi, 44-vjeç, i ciLi i ka marrë jetën gruas 36-vjeçare.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin Alket Arapi, 44-vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36-vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.