Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ishte vetë ai që njoftoi se ishte infektuar me koronavirus, e pak më herët mediat në Kosovë raportuan se gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Por fatmirësisht, Isa Mustafa e ka kaluar rrezikun. Djali i tij ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me të. Të dy ndodhen në banesë, e ndërsa kanë vendosur maska.
Sot policia në Kosovë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka shpërndarë në rrjetet sociale foto dhe video të rreme për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Në këto postime thuhet se Mustafa ka ndërruar jetë nga koronavirusi.