E mërkurë, 8 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Publikohen pamje nga masakra e Elbasanit

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus ka publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të masakrës së 3 Shkurtit 2016 në Elbasan, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 9 të tjerë.

Në këto foto të fiksuara nga kamerat e sigurisë, duket automjeti i atentatorëve teksa ndalon përpara lokalit në pronësi të Agron Çapjas.

Ishte ora rreth 19:54:57 sekonda, kur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në Elbasan, persona të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit.

Autorët erdhën nga rruga kryesore, e më konkretisht nga faqja e Kodër Krastës me një “Mercedes-Benz” ngjyrë gri dhe më pas parkuan përballë lokalit të Agron Çapjes.

Emisioni “Uniko” ka publikuar gjithashtu fotot nga brenda lokalit ku ndodhi masakra, pak minuta përpara se të autorët të hapnin zjarr me breshëri.

Në lokal, sipas kamerave të sigurisë të fiksuara aty, ishin brenda 14 persona të vendosur në tre tavolina të ndryshme. Në njërën prej tyre ishin ulur 6 persona, që ishin dhe objekt i sulmit.

Në orën 19:54:07 sekonda mjeti i autorëve dallohet nga kamera e sigurisë së lokalit në distancë të largët me dritat ndezur.

Në orën 19:54:28, automjeti merr kthesën dhe e qëndron jashtë ambienteve të lokalit ku ishin të parkuara dhe tre mjete të tjera, siç duken në fotot e siguruara nga emisioni “Uniko”.

Nga mjeti tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri dalin tre persona të armatosur me automatik.

Njëri prej tyre futet në brendësi dhe dy të tjerët qëllojnë nga jashtë.

Nga të shtënat mbetën të vrarë Agron Çapja 50 vjeç, Ardit Sinakolli 27 vjeç dhe Eno Bedalli 38 vjeç. Gjithashtu mbetën të plagosur Ardian Zharri 45 vjeç, Fejzulla Çapja 58 vjeç, Ferit Muça 42 vjeç, Luan Muça 47 vjeç, Bujar Rreshka 40 vjeç, Florenc Çapja 35 vjeç, Arnold Çapja 23 vjeç, Erdis Sulku 33 vjeç dhe Bledar Muça 36 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi 3 automatikë dhe 65 gëzhoja. Sipas policisë, 2 autorët kryesorë kishin zbrazur karikatorët duke qëlluar në drejtim të të pranishmëve në lokal.

Forcat Renea, FNSH dhe Policia e Elbasanit ushtruan kontrolle në dhjetra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh.

Gjithashtu u kontrolluan në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara që mund të lëviznin autorët. 46 persona u shoqëruan në momentet e para, dhe 150 garazhe u kontrolluan, por pa rezultat.

Për të plagosurit u vu në dispozicion helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes për t’i sjellë drejt Tiranës. Gjendja shëndetësore për disa prej tyre paraqitej e rëndë.

Një grup specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda, mori drejtimin e hetimit ku në bashkëpunim me Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan punuan për shumë javë për zbardhjen e ngjarjes, por pa rezultat.

Hetuesit ishin të paqartë se nga kush ishte urdhëruar dhe kryer ngjarja. Pistat e para dhe më të besueshme ishin ato të hakmarrjes për shkak të konfliktit 10-vjeçar me familjet Mema, Beqiri, Sheme, Rexhepi.

Por secila prej familjeve mohonte, madje dhe publikisht, të kishte lidhje me ngjarjen. /klanplus

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë e rëndë me pandeminë, dy pacientë humbin jetën në Infektiv

Edhe sot nuk ka asnjë përmirësim situata me pandeminë në vend. Në 24 orët e fundit kanë dalë të infektuar me koronavirus 68 persona. Shpërndarja...

Detajet/ Ushtria nis asgjësimin e municioneve, ‘mbyllet’ ishulli i Sazanit

Mëngjesin e sotëm, në ishullin e Sazanit ka nisur asgjësimi i disa municioneve. Forcat e Armatosura kanë nisur operacionin për asgjësimin e municioneve të...

Drejtori i FBI-së: Kina, kërcënimi më i madh për SHBA-në

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se aktet e spiunazhit dhe vjedhjes nga Qeveria e Kinës paraqesin "kërcënimin më të madh afatgjatë" për të...

Veprime të turpshme ndaj dy të miturave, pranga 56-vjeçarit

Uniformat blu në Durrës kanë arrestuar një 56-vjeçar me inicialet R.S, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj 2 të miturave,...

Nis lëvizja për liberalizimin e vizave për Kosovën, Richard Grenell jep lajmin e shumëpritur

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se i japin përkrahje të plotë Samitit të Parisit....