Te PSG po mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm futbollistik, edhe pse shumica e kampioneteve kryesore të Europës janë ndërprerë pa afat për shkak të koronavirusit.
Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, drejtori i klubit parizien Leonardo thuajse nuk ka asnjë kontakt me trajnerin gjerman të skuadrës Thomas Tuchel, i cili shihet gjithmonë e më larg PSG. Ndërkohë, “L’Equipe” konfirmon se kandidati kryesor për të drejtuar kampionët në fuqi të Francës është Massimiliano Allegri.
Ish-trajneri i Milan dhe Juventus përflitet prej kohësh si trajneri i mundshëm i PSG, por drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos marrin vendime drastike gjatë sezonit.