Jesper Mëler, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, është shprehur se në mbledhjen që do të mbahet të premten mund të vendosë për përjashtimin klubeve të cilat i janë bashkuar Super Ligës dhe që janë ende në garë për trofeun e Champions-it.
“Nëse kjo do të ndodhë, klubet që qëndrojë pro Ligës, Mançester Siti, Real Madrid dhe Çelsi, do largohen në këtë rast duhet të mendohet për një zgjidhje përfundimtare për të mbyllur sezonin”, tha Moler.
“Bild” shkruan se ajo që mund të ndodhë janë dy skenarë:
1. Parisi, e vetmja skuadër që mbetet mund ta fitojë pa lodhje kompeticionin.
2. Bajerni dhe Dortmundi, dy klube që nuk janë pajtuar me idenë e krijimit të Super Ligës së bashku me Porton, mund të zëvendësojnë klubet e përjashtuara.
Sipas “Reuters”, vetë presidenti UEFA-s është pro një përjashtimi të skuadrave nga Championsi të cilat i janë bashkuar krijimit të Super Ligës.