E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Pse u arrestua Hysni Gucati? Reagon Zyra e Prokurorit të Specializuar

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka reaguar lidhur me arrestimin e kreut të Organizatës së Veteranëve të UÇK, Hysni Gucatin.

Në komunikatën zyrtare për mediat, thuhet se Gucati u arrestua sot në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në. Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...