E martë, 20 Tetor, 2020
7 C
Tirana

Pse trupi ynë shkurtohet kur plakemi

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga Adam Hawkey “The Conversation”

Ndërsa mund të jemi të ndërgjegjshëm se një humbje e shikimit, dëgjimit dhe kujtesës, është një shenjë e plakjes, diçka që ndoshta nuk është aq e dukshme, është një reduktim në gjatësinë tonë trupore. Kjo gjë ndodh për shkak të disa faktorëve që lidhen me ndryshimet në kocka, muskuj, nyje dhe indet e tjera në trupin tonë.

Ndërsa një pjesë e gjatësisë së humbur, është një pjesë normale e procesit të plakjes, dhe nuk ka gjasa të shoqërohet me ndonjë problem shëndetësor. Ndërkohë, një rënie domethënëse e gjatësisë trupore, mund të tregojë probleme shëndetësore serioze.

Të kuptuarit e asaj që ndodh me trupin tonë ndërsa plakemi, është shumë e rëndësishme. Pasi vetëm kështu mund të kundërreagojmë ndaj disa prej efekteve negative të plakjes. Që fillim të të 30-ave, humbja e muskujve të lidhura me moshën, e njohur shkencërisht si sarkopeni, mund të nënkuptojë humbjen e masës muskulore me një ritëm prej 3-5 për qind çdo dekadë.

Shqetësim të veçantë përbëjnë muskujt e kraharorit tuaj, që janë kryesisht përgjegjës për të qëndruar në një pozicion të drejtë. Rënia e aftësisë së tyre për të ruajtur drejtpeshimin, mund t’ju bëjë të dukeni të kërrusur dhe kësisoj më të shkurtër. Një arsye tjetër e humbjes së gjatësisë me plakjen, është shëndeti i kockave.

Kocka është një ind lidhës shumë i ndërlikuar, që mund të përshtatë madhësinë dhe formën e tij në përgjigje të ngarkesave mekanike. Kjo bën që kockat të rimodelojnë veten e tyre gjatë gjithë jetës së një njeriu. Kur jeni i ri, kaloni në një fazë të rritjes, duke depozituar aq shpejt masën kockore, sa që 90 për qind e masës tuaj kockore, arrin kulmin në adoleshencën e vonë.

Kjo rritje konsolidohet në mesin e të 20-ave, kur arrihet masa kockore kulmore. Rreth moshës 35-40 vjeç, ju filloni të humbni më shumë masë kockore, sesa ajo arrin që të gjenerohet. Në fund, kjo humbje e masës kockore çon në një gjendje të njohur si osteoporozë, e cila karakterizohet nga një masë e ulët e kockave, dhe një rritje e brishtësisë së tyre.

Të kombinuara bashkë, këta faktorë shkaktojnë një rrezik më të madh të frakturës së kockave. Ndërsa ijet dhe parakrahët janë vende të zakonshme ku prek kjo sëmundje, ajo është më e zakonshme në rruazat e shpinës kurrizore, ku ka një ndikim negativ në shtatin e njeriut.

Po në shpinë dhe përgjegjëse për ruajtjen e qëndrimit tuaj drejt, janë disqet vertebrale. Ato ndodhen midis rruazave, dhe veprojnë si amortizues, duke ndihmuar në mbajtjen fleksibël të shpinës. Kur jemi të rinj, këto disqe, që përbëhen nga rreth 80 për qind ujë, janë të fortë dhe të zhdërvjellët.

Ndërsa plakeni, këto disqe gradualisht shtypen dhe rrafshohen. Për pasojë, zvogëlohen hapësirat midis rruazave. Një efekt i ngjashëm, shihet në harqet poshtë këmbëve me kalimin e viteve, kur ligamentet nisin të degradojnë. Kjo çon në dukurinë e këmbës së sheshtë.

Ndërsa pjesa më e madhe e humbjes së gjatësisë tuaj trupore, përcaktohet nga gjenet, ekzistojnë disa faktorë të stilit të jetesës që mund t’i ndiqni, për të ruajtur gjatësinë tuaj trupore, dhe ndoshta më e rëndësishmja, për të zvogëluar efektet që ka plakja në shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Ushtrimi i rregullt fizik, sidomos aktivitetet që përmbajnë një formë të ngritjes së peshave, janë të mira për gjenerimin e kockave. Ndërsa nuk jeni kurrë tepër të moshuar për të pasur ndonjë përfitim nga stërvitja fizike, studimet kanë treguar se zhvillimi i një sistemi të fortë kockor në vitet e adoleshencës, ofron një lloj mbrojtjeje kur mbërrini në një moshë të thyer.

Ky lloj ushtrimi sjell përfitime edhe në rritjen e muskujve, dhe ka potencialin t’ju mbrojë si kundër osteoporoses, ashtu edhe sarkopenisë. Ndërsa një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, ushqimet e pasura me vitaminën D dhe kalcium, përfshirë bajamet, brokolin, kontribuojnë gjithashtu në shëndetin e kockave. Këtu ndihmojnë mospirja e duhanit dhe e alkoolit, si dhe kufizimi i konsumit të kafeinës. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...