Eni Çobani ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me moderatorin e njohur Kelvi Kadilli.
Deri këtu gjithçka është më se normale dhe e kuptueshme, por atë që nuk arrijmë të kuptojmë është: pse të gjithë po thonë që Kelvi ka nënë Eni Çobanin?
Vetë moderatori ka shpërndarë në Insta Story disa postime në të cilat shprehet konfuz rreth komenteve që ndjekës të shumtë kanë bërë.
“Yll je si mami jot”, i shkruan një nga ndjekësit.
“Buzëqeshjen e keni të njëjtë, e paç me shëndet, si yll e ke”, shkruan një tjetër.
Pra me pak fjalë njerëzit po mendojnë se Eni Çobani është nëna e Kelvi Kadillit, por sigurisht kjo nuk është aspak e vërtetë. Thjesht kanë një ngjashmëri me njëri-tjetrin, kaq!