E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Pse të djeg kaq shumë?”, Salianji-Braçes: Do marr një brisk të gjatë sa ty

Ervin Salianji dhe Erion Braçe, janë përplasur fizikisht në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane, të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. A je ti zv.kryeministri? O kone, mos mu drejto mua si kone”, tha Salianji.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, u paralajmërua nga nënkryetarja e Kuvendit për gjuhën që përdori, teksa replikoi me socialistin Erion Braçe, pasi e akuzoi këtë të fundit se i ka dalë emri në përgjimet italiane për biznesmenin Rezart Taçi.

“Pyetja ishte e thjeshtë; se di pse të djeg kaq shumë? A është zv kryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane, apo jo? Nëse është një zv kryeministër tjetër apo parafolësi që bën si e shenjta Mari, kjo duhet parë. Nuk është personale, mor se e di si e kam unë? Shiko vetëm këmbën lëviz me kështu si ty. Këto çështjet me personale të fali ky e ai, sikur keni ju gjë në dorë, herën tjetër do marr një gjë që është i gjatë sa ty, një brisk”, tha Salianji.

Në këtë moment ndërhyri nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj: “A ka mundësi ti përmbaheni rregullave të etikës në këtë Kuvend? Një masë vërejtje e keni marrë, ju e dini që kur e ripërsërisni, ju hiqet e drejta e fjalës”.

Ndërkohë Salianji vijoi duke akuzuar eksponentë të qeverisë për veshje të shtrenjta. “Po ç’drejtësi sociale?! Këtu ke njerëz, deputet të PS-së, drejtues të qeverisë që veshja ju bën sa buxheti për 5 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike në një vit? Ju që bëni më shumë të shqetësuarit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...