Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse sistemi imunitar i fëmijëve, reagon më mirë kundër Covid-19?

2 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Pse sistemi imunitar i fëmijëve, reagon më mirë kundër Covid-19?

A mund të jetë një përgjigje imune më specifike, “çelësi” për të shmangur simptomat më të rënda nga Codid-19?

Këtë duket se sugjeron një studim, që krahasoi reagimin e sistemit imunitar të të rriturve dhe fëmijëve, në përpjekje për të kuptuar se përse këta të fundit, me të njëjtën ngarkesë virale, zhvillojnë në përgjithësi sëmundje në një formë më pak shqetësuese.

Sipas studimit të botuar në “Science Translational Medicine”, ndryshimi ka të bëjë me linjën e ndryshme mbrojtëse që përdoret nga sistemi imun i fëmijëve kundër infeksionit SARS-CoV-2: një mekanizëm më elementar dhe më i paspecifikuar, por që duket se e mbron fëmijën nga një përparim më serioz i sëmundjes.

Të rinj dhe të rritur

Një grup shkencëtarësh nga Kolegji i Mjekësisë Albert Ajnshtajn dhe Spitali i Fëmijëve Montefiore në Nju Jork në bashkëpunim me Universitetin e Jeilit, studiuan 60 pacientë të rritur dhe 65 “fëmijë” (nën moshën 24-vjeç) të infektuar me Covid-19 midis muajve mars dhe maj 2020.

Njëzet pacientët e grupit të dytë kishin zhvilluar MIS-C (Sindromën Inflamatore Multisistemike të Fëmijëve), sëmundja inflamatore që prek enët e gjakut dhe që është ndër ndërlikimet e mundshme të Covid-19 tek moshat e reja. Analizat u fokusuan tek llojet e ndryshme të qelizave imune të zhvilluara nga pacientët, antitrupat dhe proteinat inflamatore, citokinat, të prodhuara si reagim ndaj infeksionit.

Imunitet jo-speficik por shumë efikas

Simptomat e sëmundjes ishin më të buta tek fëmijët dhe adoleshentët. Vetëm pesë prej tyre (8 për qind) kishin nevojë për maskë oksigjeni, ndryshe nga të rriturit, ku për të kishin nevojë 22 (37 për qind). Vdekjet në grupin e fëmijëve ishin vetëm 2 (3 për qind), kundrejt 17 në grupin e “të rriturve” (28 për qind). Asnjë nga pacientët me MIS-C nuk vdiq.

Sipas autorëve të studimit, fëmijët reaguan më mirë falë një imuniteti më të fuqishëm të lindur ose jo-specifik, linja e parë mbrojtëse e organizmit, ajo që reagon më shpejt, por në një mënyrë jo të specializuar ndaj pushtimit të patogjenëve.

Kjo formë e imunitetit është më e qëndrueshme në një moshë të re, para se sistemi imunitar ende i papjekur të ketë formuar një depo “kujtimesh” mbi sëmundjeve që tashmë ka kaluar. Imuniteti adaptiv ose specifik, linja e dytë mbrojtëse e sistemit imunitar, që përmban antitrupa dhe qeliza të specializuara imune, është një përmirësim i reagimit të parë që mund të rezultojë “nga përvoja” ose që mund të stimulohet në mënyrë artificiale nga një vaksinë.

Shumë zell

Pacientët fëmijë të prekur nga Covid-19, treguan nivele shumë më të larta të disa citokinave – si IL-17A – të shoqëruara me përgjigjen imunitare të lindur. Studiuesit thonë se këto proteina mund të mbrojnë kundër Sindromës të Frymëmarrjes së Rënduar Akute (ARDS), një nga ndërlikimet më të frikshme që shkakton ky virus.

Ndërkaq në mënyrë paradoksale, nivelet e antitrupave specifikë neutralizues kundër SARS-CoV-2 ishin më të larta tek pacientët e rritur që kishin vdekur apo që kishin nevojë për ventilim mekanik, si në krahasim me të rriturit e tjerë me simptoma më pak të rënda, ashtu edhe në krahasim me fëmijët.

“Këto rezultate sugjerojnë se format më të rënda të Covid-19 tek të rriturit, nuk shkaktohen nga dështimi i imunitetit të tyre adaptim, për të prodhuar një antitrup apo reagim të qelizave T”- thotë Kevan Herold, një nga autorët e studimit. “Përkundrazi, pacientët e rritur i përgjigjen infeksionit të koronavirusit përmes një përgjigje imune tepër të fuqishme adaptive, e cila mund të nxisë inflamacionin e lidhur me ARDS”.

Plazma dhe vaksinat

Nëse konfirmohet, ky zbulimi mund të ketë ndikime të mëdha mbi terapitë që po eksperimentohen kundër Covid-19. “Pacientët tanë të rritur që kishin rezultate të dobëta, kishin nivele të larta të antitrupave neutralizues, dhe kjo gjë sugjeron se plazma konvaleshente, e cila është e pasur me antitrupa neutralizues, nuk i ndihmon dot të rriturit që tashmë kanë zhvilluar shenja të ARDS, Sindroma e Frymëmarrjes së Rënduar Akute”. Shumica e vaksinave të testuara kundër Covid-19, synojnë gjithashtu stimulimin e antitrupave neutralizues. “Ne mund të shqyrtojmë vaksinat që promovojnë imunitet në mënyra të tjera, për shembull duke rritur përgjigjen imunitare të lindur”- thonë studiuesit.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/perche-il-sistema-immunitario-dei-bambini-risponde-meglio-alla-covid

Përshtati TIRANA TODAY

Tags: femijetkoronavirusStudimi

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
“Ciu Ciu Tao Tao”, Meta tallet me Ballën. Ja për çfarë e paralajmëron

Pas thirrjes për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Meta bën një tjetër lëvizje të rëndësishme

I nxori sms private, aktorja e ‘Portokalli’-së shpërthen ndaj Altin Bashës: Më ke dëmtuar moralisht dhe profesionalisht. S’do e lë me kaq

I nxori sms private, aktorja e ‘Portokalli’-së shpërthen ndaj Altin Bashës: Më ke dëmtuar moralisht dhe profesionalisht. S’do e lë me kaq

Shpërthimi me tritol në makinën e Preng Gjinit/Personi që e ndiqte fliste italisht, ngjarja drejt zbardhjes

Shpërthimi me tritol në makinën e Preng Gjinit/Personi që e ndiqte fliste italisht, ngjarja drejt zbardhjes

JU REKOMANDJOMË

Basha: Reforma energjitike e Ramës ka dështuar

Basha me shoqatën e fasonëve: Jo më fasoneri, por manufaktura shqiptare

2 vjet ago
“Banesa e Ferrit”/Mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe fëmijët: Doja t’i ruaja nga e keqja

“Banesa e Ferrit”/Mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe fëmijët: Doja t’i ruaja nga e keqja

3 muaj ago
Situata kaotike në Kakavijë, reagon për herë të parë Rama

Situata kaotike në Kakavijë, reagon për herë të parë Rama

2 vjet ago
Hapja e negociatave/Çudit Rama: S’na e fali BE, e merituam!

Rama nxjerr foton me miken e madhe të shqiptarëve, kush është ajo

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com