E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Pse shkencëtarët janë të shqetësuar nga rrjedhjet laboratorike të viruseve

Nga Issam Ahmed, Lucie Aubourg & Paul Handley “Medicalxpress”

Teoria sipas së cilës Covid-19 mund të jetë rezultat i eksperimenteve shkencore, ka vendosur në qendër të vëmendjes punën e bio-laboratorëve më të sigurt në botë. Ndërsa provat që e lidhin SARS-CoV-2 me Institutin e Virologjisë në Vuhan në Kinë, janë rrethanore, një numër ekspertësh dëshirojnë kontrolle më të ashpra në struktura të tilla, për shkak të frikës se rrjedhjet aksidentale mund të sjellin pandeminë e ardhshme. Ja çfarë duhet të dini.

59 laboratorë kryesorë

Laboratori iVuhanit i përket kategorisë së laboratorëve më të sigurt në botë, që quhet zakonisht niveli i biosigurisë nr.4, ose BSL4. Këta laboratorë janë ndërtuar për të punuar në mënyrë të sigurt me bakteret dhe viruset më të rrezikshëm, që mund të shkaktojnë sëmundje serioze për të cilat nuk ka një trajtim apo vaksina të njohura.

“Aty ka sisteme filtrimi HVAC, në mënyrë që virusi të mos arrijë të dalë jashtë. Çdo ujë i përdorur që largohet nga laboratori trajtohet ose me kimikate ose me temperatura të larta, për t’u siguruar që të mos ketë asnjë virusi të gjallë”- tha për AFP Gregori Koblenc, drejtori i programit Biodefense Graduate në Universitetin Xhorxh Mejzën.

Vetë studiuesit janë shumë të trajnuar dhe mbajnë veshur kostumet e tipit hazmat. Në mbarë botën ekzistojnë vetëm 59 laboratorë të kësaj kategorie.“Nuk ka standarde ndërkombëtare imponuese për të garantuar një punë të sigurt dhe të përgjegjshme mbi patogjenët”-thuhet në raportin “Global Mapping Maximum Biological Containment Labs Globalally”.

Aksidentet ndodhin

Aksidentet mund të ndodhin, ndonjëherë në laboratorët me një nivel të lartë sigurie, dhe shumë më shpesh në laboratorët me nivel sigurie më të ulët, nga të cilët në botë ekzistojnë mijëra prej tyre.

Virusi njerëzor H1N1 – i njëjti që shkaktoi pandeminë e vitit 1918 – doli në vitin 1977 nga laboratorët e Bashkimin Sovjetik dhe Kinës, dhe u përhap në të gjithë botën. Në vitin 2001, një punonjës me probleme mendore që punonte në një bio-laborator në SHBA, ua dërgoi me postë sporet e antraksit mijëra njerëzve në të gjithë vendin, duke vrarë 5 prej tyre.

Dy studiues kinezë të ekspozuar ndaj SARS në vitin 2004 përhapën sëmundjen tek të tjerët, duke vrarë njërin prej tyre. Lin Kloc, bashkëpunëtore e vjetër shkencore në Qendrën për Kontrollin dhe Mospërhapjen e Armëve, ka dhënë prej shumë vitesh alarmin në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë publike nga ana e strukturave të tilla.

“Gabimet njerëzore, përbëjnë mbi 70 për qind të gabimeve në laboratorë”-tha ajo për AFP, duke shtuar se studiuesit amerikanë duhet të mbështeten tek të dhënat nga kërkesat e Lirisë së Informacionit për të mësuar për këto incidente.

Debate mbi praktikën e “fitimit të funksionit”

Aktualisht ka një mosmarrëveshje midis qeverisë amerikane, e cila financoi kërkimin për koronavirusin e lakuriqëve në Vuhan, dhe disa shkencëtarëve të pavarur, nëse ky projekt ishte një studim i diskutueshëm i llojit të“fitimit të funksionit” (GOF).

Kërkimi GOF përfshin modifikimin e patogjenëve, për t’i bërë ata më të transmetueshëm, më vdekjeprurës apo më të aftë për të shmangur trajtimet dhe vaksinat, dhe kjo me synimin për të mësuar se si të luftohet më mirë kundër tyre.Kjo praktikë ka qenë prej kohësh e diskutueshme.

Debati arriti kulmin,kur dy ekipe kërkimore treguan në vitin 2011, se mund ta bënin gripin e shpendëve të transmetueshëm midis gjitarëve. Epidemiologu i Universitetit të Harvardit Mark Lipsit tha për AFP se është i shqetësuar “se praktikat do të krijojnë viruse, që nëse do të infektojnë një punëtor laboratori nuk do të vrasin vetëm atë… por mund të shkaktojnë gjithashtu një pandemi”.

Në vitin 2014, qeveria e SHBA-së njoftoi ndërprerjen e financimeve federale për studime të tilla. Por në fakt deri vitin e kaluar, një organizatë jofitimprurëse mori fonde nga SHBA për kërkime për të “parashikuar potencialin e kalimit të koronavirusit tek njerëzit në Vuhan”.

Të pyetur nga Kongresi Amerikan javën shkuar, Fresis Kolins dhe Entoni Fauçi i Instituteve Kombëtare të Shëndetit, e mohuan që kjo kishte të bënte me hulumtimin e “fitimit të funksionit”, por një zyrtar tjetër tha po.

Çfarë na pret në të ardhmen

Asnjëra nga këto nuk do të thotë se Covid-19 ka dalë përfundimisht nga një laborator. Por ka disa prova rrethanore në favor të këtij skenari. Për shembull, Vuhani gjendet rreth 1600 km në veri të shpellave të lakuriqëve të natës që strehojnë virusin, shumë larg rrezes së fluturimit të këtyre kafshëve.

Megjithatë duket se shkencëtarët kryenin udhëtime rutinë në ato shpella për të marrë mostra. Alina Çan, biologe molekulare nga Broad Institute, tha se nuk kishte shenja të hulumtimit të rrezikshëm të patogjenit në prag të pandemisë.

Vitin e kaluar, ajo bëri publik një studim që tregonte se ndryshe nga SARS, SARS-CoV-2 nuk po evoluonte shpejt kur u zbulua për herë të parë tek njerëzit, pra një tjetër provë rrethanore që mund të tregojë shumë mbi origjinën laboratorike të tij.

burimi: https://medicalxpress.com/news/2021-05-scientists-leaks-biolabs.html

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...