E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Pse shkaktoi furtunë modelja e Guccit? Sociologia i përgjigjet kritikave

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Nga: Marsela Sinani

Të jesh modele e Guccit, është si të marrësh një trofe e ndërsa konkurrenca mes femrave çdo ditë po bëhet edhe më sfiduese. Një 23-vjeçare ka rënë pre e bullizmit. Armine Harutyunyan është një artiste dhe modele, e cila është përzgjedhur për të reklamuar artikujt e firmës së njohur Gucci.

Ajo është aktualisht modelja më e klikuar e momentit, pasi sipas ndjekësve në rrjetet sociale, nuk përputhet me standardet e bukurisë. Armine Harutyunyan ka një fytyrë të mprehtë, hundë të gjatë, vetulla të trasha të zeza.

Gucci e përzgjodhi për këto karakteristika: për diversitet, për të ndezur diskutimet e për të promovuar një lloj tjetër bukurie.

Sociologia Entela Binjaku shprehet se deri diku ka qënë e pritshme, pasi shoqëria jonë ka nisur të tregojë më shumë interes për aspektin fizik. Kjo duket në mënyrën si trajton fizikun, dhe si ka nisur të kujdeset për pamjen.

Mos vallë koncepti i së bukurës, ka ndryshuar me evoluimin e shoqërisë? Për këtë sociologia thotë se bukuria nuk është një koncept absolut.

E rekrutuar nga shtëpia prestigjioze Gucci vitin e kaluar për javën e modës në Milano, Armine Harutyunyan u cilësua kohët e fundit po nga kjo kompani si një nga 100 modelet më seksi në botë. Kjo ka shkaktuar një shpërthim nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë kundërshtuar vlerësimin.

“Në fjalorin e gjuhës shqipe, bukuria përkufizohet si: tërësia e anëve dhe e tipareve të bukura që ka një njeri, një send etj., të cilat të tërheqin e të ngjallin kënaqësi; pamja e jashtme e bukur ose cilësitë e brendshme, shpirtërore e morale të bukura.

Bukuri trupore (fizike). Bukuri shpirtërore (morale). Me bukuri të rrallë. Bukuria e fytyrës. Bukuria e bregdetit (e detit, e maleve tona, e pranverës). Bukuria e luleve. Yll nga bukuria. Humbi bukurinë. Ia shton bukurinë.

Pra bukuria qëndron në cilësitë e një personi apo të një sendi, që duke i parë na japin kënaqësi dhe na ngazëllejnë mendjen dhe shpirtin. Por njerëzit e kanë përkufizuar bukurinë në shumë mënyra.

Ka bukuri që gjenden tek e papërsosura, ka bukuri që gjenden tek e veçanta apo tek e thjeshta. Ka bukuri që i zbulojmë kur jemi të lumtur, sepse është qetësia e brendshme dhe gëzimi që ndjejnë që na bën të shohim të bukurën tek ajo që na rrethon.

Shoqëria jonë ka nisur të tregojë më shumë interes për aspektin fizik. Kjo duket në mënyrën si trajton fizikun dhe si ka nisur të kujdeset për pamjen. Ka njerëz që aspektet e fizikut i kanë të ndërthurura në mënyrë shumë harmonike, siç ka edhe të tjerë që investohen në kohë, para dhe energji për të arritur këtë.

Shumica prej nesh provojnë tërheqje për njerëzit me tipare të bukura, dhe në harmoni me njëra-tjetrën. Por sërish bukuria është subjektive: ajo që mund të jetë e bukur për dikë, nuk është për dikë tjetër. Siç ka edhe njerëz që ndoshta fizikisht nuk kanë ndonjë bukuri, e megjithatë janë tërheqës për sytë e të tjerëve, gjë e cila vjen nga bukuria e brendshme”, shprehet sociologia Entela Binjaku.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Opozita e Bashës si lule artificiale

Nga Lorenc Vangjeli Në Tiranë, por dhe gjithkund gjetkë, gjithçka e ka një çmim. Shëndeti, dashuria, karriera, fati e madje edhe mosha kalendarike mund të...

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...