Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Pse Rusia po saboton afrimin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut?

5 vjet ago
in Rajoni
Pse Rusia po saboton afrimin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut?

“Linkista”

Rusia ka bërë një lëvizje të hapur për të sabotuar procesin e afrimit diplomatik midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nga e cila varet integrimi i kësaj të fundit në Bashkimin Evropian. Në fakt, Sofja është duke e mbajtur ende të bllokuar fillimin e bisedimeve mes Shkupit dhe Brukselit në Këshillin Evropian, duke besuar se qeveria maqedonase nuk ka bërë aq sa duhet për të zbutur dallimet mbi historinë dhe identitet, që mbajnë ende të ndarë dy vendet fqinje.

Bullgaria vazhdon që ta konsiderojë popullsinë sllavo-maqedonase vetëm si bullgarë të ndarë nga atdheu i tyre dhe të përfshirë në Mbretërinë e Serbisë (Jugosllavia e mëvonshme),nëpërmjet mjeteve ushtarake gjatë shekullit të kaluar. Ajo nuk pranon të njohë ndonjë kombësi specifike të veçantë për fqinjët, që i dallon ata nga bullgarët.

Për shembull, Sofia kundërshton përdorimin e termit “gjuhë maqedonase” në dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian, duke e klasifikuar atë vetëm si një variant të bullgarishtes, edhe pse në fakt ajo njihet si gjuhë më vete.

Sipas këtij skenari tinëzar, Moska ka ndërhyrë në këtë debat me një lëvizje të mençur, duke synuar të ndjekë të vetmin qëllim për të cilin mund të aspirojë në Ballkanin Perëndimor: sabotimin e procesit të integrimit të rajonit në NATO dhe BE.

Kremlini nuk ka asnjë alternativë të qëndrueshme për të ofruar, ndaj mund të luajë vetëm në prapaskenë. Siç ndodhi edhe në rastin konkret. Me rastin e Ditës së Shenjtë të Kirilit dhe Metodit (24 maji), në të cilën festohet alfabeti cirilik (i kodifikuar nga një ndjekës i dy shenjtorëve të famshëm në shekullin IX-të, Klementi), ambasada ruse në Shkup publikoi ​​një deklaratë me të cilën presidenti rus Vladimir Putin përgëzonte“popullin vëllazëror maqedonas”, duke u shprehur ndër të tjera se alfabeti i botës sllave lindi pikërisht në “tokën maqedonase”.

Një referencë e bërë enkas për qëllime provokuese, që nxit akoma më shumë debatin e ashpër bullgaro-maqedonas. Në shekullin XI nuk kishte asnjë shtet të pavarur maqedonas, i cili u shfaq për herë të parë vetëm pas shpërbërjes së Federatës Jugosllave në vitin 1991.

Formulimi i alfabetit cirilik u porosit nga Perandoria e Parë Bullgare, që në atë kohë shtrihej edhe në tokat që tani janë pjesë e shtetit maqedonas. Pra, nëse terminologjikisht është e saktë të argumentohet se alfabeti cirilik ka lindur në tokën maqedonase, që është gjithsesi një mjet gjuhësor që nënkupton atribuimin e autorësisë së alfabetit Maqedonisë se sotme dhe jo Bullgarisë.

Nuk ka asnjë marrëveshje midis historianëve dhe filologëve se cili është atdheu i saktë i Kirilit. Thuhet se ai është konceptuar si një thjeshtim i alfabetit glagolitik të shpikur nga Kirili dhe Metodi për të ungjillizuar popullatat sllave në Ohër, sot pjesë e Maqedonisë së Veriut.

Por historiografia bullgare pretendon se kjo ndodhi në Preslav, që në atë kohë ashtu si edhe tani është pjesë e Bullgarisë. Si me të gjitha mosmarrëveshjet e këtij lloji, nuk është dhe aq e rëndësishme e vërteta historike, sesa domethënia aktuale politike.

Maqedonia e Veriut, ku për më tepër një e treta e qytetarëve janë shqiptarë, dhe për këtë arsye i përkasin një ekosistemi tjetër kulturor gjuhësor krahasuar me shumicën sllavo-maqedonase, po përpiqet të gjejë themelet mbi të cilat duhet të bazohet identiteti i saj kombëtar, dhe kjo gjënë një kontekst konkurrues siç është ai ballkanik, ku proceset e ndërtimit të kombeve janë ende në progres.

Përpjekja më vendimtare e kryer deri më tani nga qeverie maqedonase, ishte fushata sureale e riemërimit antik (Antikvizacija në maqedonisht), me të cilin ish-kryeministri Nikola Gruevski u përpoq të pretendonte se popullata maqedonase ka një prejardhje direkte nga Aleksandri i Madh.

Në atë rast ai shfrytëzoi një paqartësi gjuhësore:dinastia e Argeadit, ku udhëheqësi i shekullit III Para Krishtit ishte eksponenti më i shquar, i cili mbretëroi mbi Maqedoninë, e cila në atë kohë ishte megjithatë pjesë e botës greke.

Provokimi i ambasadës Ruse ia arriti pjesërisht qëllimin e tij për të prishur momentin e një zbutje të tensioneve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, e arritur nga vizita e përbashkët në Romë e dy presidentëve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, për t’u bërë së bashku homazhe “apostujve të sllavëve” Kirili dhe Metodi.

burimi: https://www.linkiesta.it/2021/06/russia-bulgaria-macedonia-del-nord

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BullgariMaqedoni e Veriutrusi

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Rajoni

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
Next Post
Foto/ Kampusi i ri spektakolar i personazheve Avengers në Kaliforni

Foto/ Kampusi i ri spektakolar i personazheve Avengers në Kaliforni

“E vrava për nderin e vajzës”, detaje tronditëse nga masakra në Tiranë

“E vrava për nderin e vajzës”, detaje tronditëse nga masakra në Tiranë

”Do ta bëj Dhuratën copa-copa”/ Ish-dhëndri kërcënonte autorin 52-vjeçar

''Do ta bëj Dhuratën copa-copa''/ Ish-dhëndri kërcënonte autorin 52-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com