Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse Rama nuk e sqaron dorëheqjen e Xhafajt?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pse Rama nuk e sqaron dorëheqjen e Xhafajt?

Dita e sotme nuk ka qenë aspak e zakonshme për dyert e politikës shqiptare. Ajo nisi me një mesazh të Kryeministrit Rama në rrjetin social “Twitter”. Rama ka bërë me dije, ata pak ndjekës, se ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nga ky post dhe ka emëruar në vend të tij një gjeneral. Një gjeneral të larguar dikur nga detyra sepse kishte guxuar të kundërshtonte Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Arben Imami dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Të errëta arsyet se pse kryeministri, rreth orës 08:25 min., zgjodhi që një zhvillim kaq të rëndësishëm, me shumë impakt, ta bëjë publik në “Twitter”, ku nuk ka më shumë se 330 mijë ndjekës. Si të ishte shumë më e rëndësishme, po në orën 08:25 min., në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku ka më shumë se 1 milion ndjekës, ai ka postuar një publikim të “Lonely Planet” ku sugjerohej Shqipëria si vend i cili duhet vizituar gjatë vitit 2019. Më pas Kryeministri ka vazhduar, i pashqetësuar në dukje, rrugën për në Lushnje.

Ndërkohë në Tiranë mediat kërkonin përgjigje për shumë pikëpyetje, kërkonin përgjigje për arsyen e dorëheqjes së Ministrit që kishte pasur, si askush tjetër, edhe mbështetjen e Amerikanëve.

Zhvillimet e mëpasme të ditës do të vazhdonin me postimin e Fatmir Xhafajt, po në “Twitter”. Xhafaj shprehte falënderime për stafin dhe bashkëpunëtorët, por edhe ky nuk bëri publike ndonjë arsye për dorëheqjen.

Situata gri apo terri informativ duket krijuan terrenin për pandehma. Dikush u kujdes të emetonte në rrjetet sociale lidhjen e Xhafës me një histori rozë, ndërsa një deputet blu emetoi versionin sipas të cilit bandat jashtë qeverie po godisnin ato në qeveri, duke aluduar me faktet që do të dilnin në konferencën e lajmëruar për shtyp të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Të tjerë lëshuan pandehma se ruajtja e kokës së Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit, preu kokën e ministrit Xhafaj etj.

Në këtë pikë situatën nuk e ndihmon dot as togfjalëshi i Kryeministrit sipas të cilit ministri i ri “do te sillte energji të re pozitive”, pasi kohët e fundit, me dy operacionet e njohura në Shkodër dhe Shijak si dhe me arrestimin e dy ish-deputetëve të akuzuar për afera korruptive, Ministri Xhafaj ishte krejt në rregull me sjelljen e energjisë pozitive.

Pra, në gjithë këtë histori, ashtu si edhe në disa raste të tjera parakaluese, Kryeministri Rama mbetet larg detyrimit të vet përpara votuesve, por edhe gjithë shqiptarëve, për të qenë transparent.

Një transparencë e munguar që bëhet shkas për një mijë e një pandehma e thashetheme, pothuaj të gjitha me sfond të errët, që ilustrojnë më së miri situatën reale të politikës shqiptare të zhytur në korrupsion e llum.

Kështu që arsyeja e vetme që kryeministri nuk e thotë të vërtetën e largimit të Xhafajt është se ai nuk e thotë dot të vërtetën për këtë rast. Nuk e thotë dot sepse ajo do të jetë aq e shëmtuar, saqë mund të shkaktojë një tjetër furtunë antiqeveritare si ato me të cilat jemi regjur kohët e fundit./ N.D. TIRANA TODAY

Tags: dorëheqjenedi ramafatmir xhafajnuk e sqaronpse

TË LIDHURA

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Politikë

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

18:58 | 09/03/2026
Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%
Aktualitet

Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

18:48 | 09/03/2026
Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale
Kryesore

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Next Post
(VIDEO) Reagojnë qytetarët për largimin e Xhafajt: Qafën le të thyejë

(VIDEO) Reagojnë qytetarët për largimin e Xhafajt: Qafën le të thyejë

Harrojeni rusin Khabib, Shqipëria ka “shqiponjën” kuqezi në UFC (Video)

Harrojeni rusin Khabib, Shqipëria ka “shqiponjën” kuqezi në UFC (Video)

Ish-Presidenti tregon qytetet që kontrollohen nga grupet mafioze: Më keq se në ’97-n

Nishani: Dorëheqja e Xhafajt e kërkuar nga ndërkombëtarët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

G7 s’liron rezervat strategjike, rritet çmimi i naftës nga lufta në Iran.  
Bota

G7 s’liron rezervat strategjike, rritet çmimi i naftës nga lufta në Iran. 

by mirseda
19:53 | 09/03/2026
0

Grupi i G7 mbajti këtë të hënë një takim urgjent për të diskutuar rritjen e çmimeve të...

Familja Trump kthen vëmendjen nga sektori i mbrojtjes, nis investimet në një kompani të re dronësh

Familja Trump kthen vëmendjen nga sektori i mbrojtjes, nis investimet në një kompani të re dronësh

19:44 | 09/03/2026
Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës

Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës

19:29 | 09/03/2026
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

19:27 | 09/03/2026
Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

19:21 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com