E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Pse presidencialet e 3 Nëntorit, do diktojnë të ardhmen e Amerikës dhe botës

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”

Zgjidh precedentin tënd historik. Në secilin rast, në rrezik ishte lidershipi dhe mbijetesa e vetë republikës amerikane. Në vitin 1800 pati një garë të ngushtë midis Aron Bër, një politikani jo parimor me impulse diktatoriale, dhe që ishte në një farë mënyre Donald Trumpi i i kohës së tij, dhe Tomas Xhefersonit.

Më vonë ishte gara e 1860-ës, në të cilën Abraham Linkoln u përball ndaj Stefën Dagllas, me Luftën Civile që ishte në prag. Apo presidencialet e 1932-it gjatë Depresionit të Madh, kur rreziqet ishin aq të mëdha, sa që kur Frenklin Ruzvelt u paralajmërua se do të mbetej si presidenti më i keq në historinë e SHBA nëse dështonte programi i tij i rimëkëmbjes ekonomike, thuhet se u përgjigj:”Nëse dështon, unë do të jem presidenti i fundit i këtij vendi!”.

Midis politologëve, diplomatëve, zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe ekspertëve të tjerë, ka ekzistuar konsensusi sipas të cilit zgjedhjet presidenciale të këtij viti, që shohin përballë presidentin Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidentin Xho Bajden, kanë një rëndësi realisht historike.

Disa sugjerojnë se Trump dhe forcat malinje përreth tij, i kanë bërë tashmë kaq shumë dëme institucioneve të demokracisë amerikane – sidomos me dështimin e tij për të frenuar pandeminë Covid-19, dhe inkurajimin e tij të hapur ndaj dhunës racore dhe ndarjes kombëtare – sa që rizgjedhja e tij në nëntor mund ta dëmtojë përgjithmonë eksperimentin 244-vjeçar të SHBA-së si republikë e sundimit të ligjit.

Pas një mandati të parë në të cilin Trump ka sfiduar hapur Kongresin dhe gjykatat, e ka shtrembëruar politikën e jashtme për t’i shërbyer interesave të tij politikë, ka hedhur poshtë normat zgjedhore, dhe e ka transformuar Partinë Republikane sipas interesave të tij, rikthimi i tij në pushtet, do të rrënonte atë çka mbetet nga kontrollet dhe ekuilibrat e pushtetit që vendosën dikur themeluesit e këtij vendit.

Rizgjedhja për një mandat tjetër, do të justifikojë pikëpamjen e tij se si president ai mund “të bëjë gjithçka që do”. Pra do të shkatërronte edhe krenarinë e amerikanëve se Shtetet e Bashkuara janë një lloj demokracie ndryshe nga ajo që ka ekzistuar në të kaluarën. Dhe ky shqetësimi ndahet nga shumë republikanë, kryesisht ish-zyrtarë të lartë që kanë punuar për administratat e mëparshme republikane, duke filluar që nga ajo e Ronald Regani, dhe deri tek disa që kanë punuar për vetë Trumpin.

Disa prej tyre, kanë paralajmëruar hapur se një mandat i dytë për Trump, përfaqëson një kërcënim ekzistencial për demokracinë amerikane.

“Ky është një moment përcaktues. Nëse Trump rizgjidhet, atëherë unë mendoj se normat dhe kufizimet e demokracisë amerikane do të zhduken plotësisht”, tha Eduard J.Uots, historian i Universitetit të Kalifornisë, dhe autori i librit “Vdekja e Republikës: Si u zhyt Roma në tirani”.

Por edhe nëse fiton Bajden, shtoi historiani, rimëkëmbja e SHBA-së do të marrë shumë kohë. “Mandati që po mbyllet ishte shumë i keq. Por nëse Trump rizgjidhet, amerikanët dhe njerëzit në të gjithë botën, nuk do të jenë më në gjendje të thonë se elektorati amerikan gaboi. Ky do të ishte në fakt drejtimi ku duan të shkojnë amerikanët”, mendon Çarls Kupçan, politolog në Universitetin e Xhorxhtaunit.

Dhe në fakt për shkak se Shtetet e Bashkuara, zënë një vend kaq të rëndësishëm në stabilizimin e sistemit global, zgjedhjet e 2020-ës mund të krahasohen me ri-rregullimet e tjera të rëndësishme globale, që transformuan dikur fatet e fuqive të mëparshme, perandorive dhe sistemet diplomatike të rendit ndërkombëtar.

Xhon Ajkenberi nga Universiteti Prinsonit thotë se nëse fiton Trump, i gjithë rendi liberal i pasluftës do të vazhdojë të shpërbëhet, dhe aleatët demokratikë të Shteteve të Bashkuara, që shpresojnë që SHBA-ja të rikthehet dhe të luajë një “rol në sistem”, do të fillojnë të bëjnë plane të tjera.

Të njëjtin mendim ndan edhe Zhozef Nie i Universitetit të Harvardit. Në një intervistë, ai citoi një diplomat të rëndësishëm nga një vend aleat evropian, që kishte thënë së fundmi: “Ne mund të durojmë 4, por 8 vjet janë shumë!”.

Për ish-ambasadorin amerikan në NATO Ivo Dalder, nëse Trump rizgjidhet ose arrin të mbajë pushtetin duke kontestuar zgjedhjet, kjo do të ishte e barabartë me një divorc zyrtar nga Evropa dhe Perëndimi. Për 4 vjet me radhë, Trump është tallur me aleatët e vjetër evropianë dhe së fundmi, ai njoftoi se po tërhiqte mijëra trupa amerikane nga Gjermania.

“Ajo që po ndodhi me menaxhimin e Covid-19 nga SHBA, përfaqëson pikën më të ulët të neverisë së aleatëve ndaj Trump”- thekson Dalder. “Reagimi i dobët ndaj Covid, tregon kaq qartë problemet e thella që ka sot sistemi amerikan, me infrastrukturën tonë shëndetësore, pabarazinë e të ardhurave, dhe problemet racore që vazhdojnë.

Shpresa më e mirë, thonë shumë ekspertë dhe studiues, është që Trump të mposhtet me forcë në 3 Nëntor dhe ta pranojë humbjen, edhe pse ai ka sugjeruar se nuk do ta bëjë këtë gjë. Ai do të shihet nga bota – por edhe nga historia – si një devijim i çuditshëm nga norma, me narcizmin dhe paaftësinë e të cilit nuk ka gjasa të vijë sërish në pushtet, me një president republikan apo demokrat qoftë.

Më pas, SHBA mund të ribashkohet me sistemin global, me përzierjen e zakonshme të hezitimit dhe arrogancës jashtëzakonshme, por në një nivel më të moderuar sesa gjatë epokës Trump. Nën këtë skenar, një president si Bajden, do të veprojë me shpejtësi për të rivendosur prestigjin e humbur të SHBA, duke përmbysur dështimet më të këqija të Trump përballë Covid-19, polarizimin politik, ekonominë, stabiliteti global dhe ndryshimin i klimës, siç ka premtuar vetë Bajden.

Por kërcënimi ndoshta më i madh, është se Trump edhe nëse humbet pushtetin, mund të mos jetë dhe aq një devijim, sesa një simptomë e një vendi që nuk po funksionon si dikur. Mbi të gjitha, neo-izolacionizmi i Trump nuk lindi nga hiçi; ai kishte dhe ka nde shumë mbështetje popullore.

Në librin e tij të ri, Kupçan argumenton se me Bajdenin president, SHBA “nuk do t’i kthehet në politikën së jashtme si dikur”. Por frika më e madhe midis aleatëve të SHBA-së, është se republika amerikane thjesht mund të zhytet në një cikël të pashmangshëm të historisë, në të cilin fuqitë e mëdha bëhen të vetëkënaqura dhe dekadente, dhe në fund shemben ose dobësohen në mënyrë të pariparueshme.

Në rastin e Romës antike, mendjemadhësia u dëshmua të ishte në fund fatale. “Rënia e Romës ishte efekti i natyrshëm dhe i pashmangshëm i madhështisë së moderuar. Prosperiteti maturon parimin e kalbjes nga brenda”-shkroi dikur historiani britanik Eduard Gibon.

Prandaj, edhe një administratë Bajden mund të zbulojë se populli amerikan, ashtu si plebejtë dhe patricët e lashtë romakë të korruptuar, nuk janë më në lartësinë e detyrës së udhëheqjes botërore, dhe se ata nuk dëshirojnë më të financojnë dhe mirëmbajnë sistemin ndërkombëtar liberal të krijuar prej tyre.

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/09/25/2020-election-donald-trump-joe-biden/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...