E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Pse po vuan Evropa nga vala e dytë shkatërruese e Covid-19?

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Nga Kerry Boyd Anderson “Arab News”

Austria shtrëngoi ndjeshëm të martën masat kufizuese për shkak të koronavirusit të ri, duke mbyllur bizneset jo të domosdoshme dhe shumicën e shkollave, si dhe duke u kërkuar njerëzve që kur është e mundur të qëndrojnë në shtëpi.

Në mbarë Evropën, shumë vende kanë vendosur një varg kufizimesh, përfshirë disa bllokime të pjesshme, si dhe disa masa më të rrepta, në përpjekje për të ndalur një valë të dytë shkatërruese të pandemisë. Rastet me Covid-19 janë duke u rritur në të gjithë botën, dhe Amerika e Veriut dhe Evropa po përjetojnë rritjen më të mprehtë të shkallës së  infeksioneve.

SHBA-ja nuk i uli dot asnjëherë rastet shumë poshtë valës fillestare, me gjithë njëfarë përmirësimi të situatës në verë. Tashmë ajo po përjeton një rritje të rëndë dramatike të rasteve, e cila është shumë më e keqe sesa më parë.

Kanadaja e uli me sukses numrin e rasteve të reja gjatë verës, pas valës së saj të parë në pranverë. Por tani edhe ajo po vuan një valë të dytë shumë më të keqe se e para. Edhe Evropa pati një sukses të dukshëm në luftën kundër koronavirusit në fillim të verës, por vala e saj e dytë është shumë më e lartë se e para.

Javën e shkuar ka pasur disa shenja pozitive në disa vende evropiane, me ngadalësimin e rritjes së rasteve, dhe ajo ka të ngjarë të jetë pasojë e bllokimeve dhe masave të tjera lehtësuese. Megjithatë situata në të gjithë Evropën mbetet shqetësuese, me gati të gjitha vendet që e kanë shumë të vështirë ta frenojnë përhapjen e shpejtë të virusit.

Vala e dytë e Covid-19 është përhapur në të gjithë Evropën, nga Britania e Madhe në Rusi, nga Suedia në Spanjë. Edhe Evropa Qendrore, e cila i shpëtoi kryesisht valës së parë, tani po përjeton norma shumë të lartë të infeksionit me Covid-19.

Reagimet në të gjithë Evropën kanë ndryshuar. Suedia vazhdon të udhëheqë në mesin e atyre vendeve që mendojnë, se mënyra më e mirë është t’i sugjerosh, në vend se t’i urdhërosh qytetarët të zbatojnë disa masa paraprake të thjeshta, duke e mbajtur gjithçka të hapur.

Ky vend ka pasur dukshëm më shumë infeksione dhe vdekje sesa fqinjët e vet nordikë, por më pak se disa vende të tjera evropiane. Shumë vende kanë vendosur një sërë kufizimesh dhe disa – si Gjermania – kanë vendosur bllokime të pjesshme.

Një numër më i vogël vendesh, si Franca dhe Austria, kanë forcuar bllokimet e tyre të pjesshme të vendosura më herët. Zyrtarët kanë paralajmëruar evropianët se mund të ketë kufizime në udhëtime gjatë muajit të ardhshëm, kur është edhe festa e Krishtlindjes.

Është e vështirë të përcaktohet një arsye e vetme, për intensitetin më të madh të valës së dytë të pandemisë në Evropë. Një nga faktorët, ishte heqja e kufizimeve gjatë verës. Ngjashëm me Kanadanë, shumë vende evropiane vendosën bllokime dhe masa të tjera gjatë valës së parë, duke arritur të ulnin me sukses normat e infeksionit në fillim të verës.

Lexo edhe :   Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Por më pas shumë prej masave më të rrepta u hoqën. Jeta u rikthye kryesisht në normalitet në shumë vende. Mjerisht, është bërë e qartë se një rikthim në normalitet lejon përhapjen e virusit. Një faktor tjetër është lodhja nga pandemia.

Lexo edhe :   Vietnami regjistron rastin e parë me Covid-19 pas 3 muajsh

Bllokimet janë të dëmshme ekonomikisht dhe në aspektin social. Ndaj është e pamundur që ato të zbatohen për një kohë të pacaktuar. Përtej kësaj, shumë njerëz janë të lodhur nga kufizimet e tjera, duke zgjedhur të mos e mbajnë vazhdimisht maskën në fytyrë, duke u mbledhur në grupime më të mëdha njerëzish, dhe duke udhëtuar.

Kur filloi vala e dytë në muaj gusht, shumë krerë qeverish ngurruan që të rivendosnin  kufizimet ndaj një publiku të lodhur, dhe t’i shkaktonin vendit dëme të mëtejshme ekonomike. Një faktor tjetër madhor, që është më specifik për Evropën, ishte sezoni i udhëtimeve turistike në gusht.

Tradita evropiane ka veçanërisht gushtin si muajin e preferuar kur evropianët shkojnë me pushime, dhe ku turistët përqendrohen shpesh në zona të veçanta, siç janë ato përgjatë detit Mesdhe. Deri në gusht, kufijtë e brendshëm evropianë ishin të hapur.

Ndërsa numri i turistëve ishte më i ulët se vitet e kaluar, pjesërisht falë kufizimeve të vazhdueshme ndaj turistëve amerikanë, Evropa pati gjithsesi një sezon relativisht të mirë turistik. Nuk është rastësi që rastet me Covid-19, nisën të rriten në gusht.

Ndërsa pushuesit relaksoheshin dhe shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin – nganjëherë në grupe të mëdha dhe pa maska ​​– shpërthime epidemike nisën të shfaqen në destinacione të njohura turistike, përfshirë ato si Greqi, vend që nuk kishte provuar më parë një shkallë veçanërisht të lartë infeksionesh.

Në Evropë, ashtu si në SHBA, të rinjtë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shkaktimin e  valës së dytë. Ata shkojnë me pushime, ndjekin universitetin në disa raste dhe shoqërohen në turma të mëdha, dhe më pas e përhapin virusin në familjet dhe komunitetet e tyre.

Përvoja e Evropës, ofron disa leksione për pjesën tjetër të botës. Njëri prej tyre, është që masat kufizuese, do të mbeten mjete të rëndësishme kundër koronaviusit, derisa të krijohet  imuniteti i tufës, ose derisa të nisë një vaksinim në shkallë të gjerë.

Bllokimet nuk janë të qëndrueshme për një kohë të pacaktuar, por masat më pak kufizuese, mund të luajnë një rol kryesor për të ndihmuar në parandalimin e valëve të reja të pandemisë. Një mësim tjetër, është se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me grupet e mëdha të njerëzve që udhëtojnë në një numër të kufizuar destinacionesh, brenda një periudhe të kufizuar kohore.

Ky lloj udhëtimi, mund të përhapë shpejt virusin nëpër vende të caktuara. Së fundmi, asnjë grup i popullatës – përfshirë të rinjtë apo të moshuarit – nuk jeton i izoluar. Në një shoqëri, bashkëveprojnë midis tyre njerëzit e shumë brezave dhe shtresave sociale. Sjellja e tyre ndikon shumë tek njëri-tjetri, sidomos në një pandemi.

Burimi i lajmit: https://www.arabnews.com/node/1764491

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte...

Tiranë/Dyshonte se ishte infektuar me Covid-19, 57-vjeçari pret damarët

Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus. Ky rast ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në...