E enjte, 3 Dhjetor, 2020
8 C
Tirana

Pse pëlqejmë filma të frikshëm në kohë krizash

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Ndërkohë që shtohen përditë shifrat e të diagnostikuarve me koronavirus në shkallë bote, kanë marrë popullaritet të ri filmat që marrin frymëzim nga epidemitë dhe reagimi ndaj tyre. Përse pikërisht në këto momente ka një interesim kaq të madh për filma të tillë?

Këto pamje nuk tregojnë realitetin me koronavirus, por janë fragmente nga filmi “Outbreak” i kineastit Wolfgang Petersen, aktualisht një nga 10 filmat më të shkarkuar përmes kompanisë Netflix.

Koronavirusi ka pezulluar të gjitha proceset e realizimit të filmave dhe kinematë kanë mbyllur dyert, në këto kushte publiku po shfrytëzon shërbimet e shpërndarjes së videove dhe filmave përmes internetit. Filmi “Outbreak” ka në qendër të subjektit një virus të përcjellë nga një majmun i vogël tek një komunitet me 2600 banorë në Kaliforni. Autoritetet shpallin karantinën dhe dërgojnë ushtrinë në këtë komunitet, pasi shpërthen epidemia:

Ka plot filma të tillë që analizojnë reagimin ndaj një situate të frikshme, një skenar dramatik që vë personazhet kryesore përballë një force të padukshme që fillon të përhapë sëmundje duke detyruar popullatën të izolohet.

Individë të korruptuar në radhët e ushtrisë përhapin informata të rreme në publik ndërkohë që thurin plane për ta zhdukur me një bombardim të fuqishëm komunitetin në mënyrë që të ndalet epidemia.

Përse i tërheq shikuesit kjo temë në një kohë kur në realitet përballen me një epidemi reale?

Psikologia Carolyn Lorente, thotë se kjo preferencë lidhet me “ankthin e vdekjes” apo një ndjenjë të fortë makthi që ndjen njeriu kur ballafaqohet me mundësinë e vdekjes.

Filmat me skenare të frikshme, por me një fund pozitiv, i qetësojnë shikuesit.

“Kjo është një mënyrë për t’i shpëtuar realitetit. Për dy orët e filmit ne arrijmë të përqëndrohemi tek realiteti në ekran, ku shohim diçka që na drithëron, na bën të na rrahë zemra. Këta filma kanë një hark shumë të bukur, pasi shkaktojnë një rritje të ankthit, një drithërim, por në fund një zgjidhje pozitive”.

Ekspertja e filmave Cynthia Fuchs thotë se filmat me skenarë të frikshëm si filmi “Contagion” i kineastit Steven Soderbergh mbi një epidemi vdekjeprurëse, ofrojnë një sens solidariteti duke treguar në ekran se çfarë bëjnë shkencëtarët duke rendur kundër kohës që të shpëtojnë njerëzimin.

Lexo edhe :   Maqedonia e Veriut, bilanc tragjik nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Lexo edhe :   Italia, ndër 5 vendet më të goditura nga pandemia gjatë javës së fundit

“Situata të tilla kërkojnë bashkëpunim. Kërkojnë një frymë komuniteti. Kërkohet planifikim strategjik, gjëra që nuk na është kërkuar t’i bëjmë në jetën normale”.

Ekspertja thotë se shumë prej këtyre filmave pasqyrojnë një epidemi me përmasa shumë më të mëdha se sa epidemia që po ndeshim tani. Kjo i bën shikuesit të ngushëllohen dhe të ndjehen mirë që nuk po hasin të njëjtën situatë si personazhet e filmit.

“Mortaja e Firences” një film pa zë, realizim i vitit 1919 për mortajën e vitit 1348 dëshmon se publiku e pëlqente këtë zhanër që në fillimet e kinematografisë. Megjithëse në qendër të subjektit ishte mortaja e Mesjetës, filmi u realizua gjatë Gripit Spanjoll të 1918, kur ankthi nga epidemia ishte shumë i lartë.

“Kjo dëshmon se megjithë që frikën e vdekjes e ndjejmë në zemër dhe mendje, e kemi më të lehtë ta përballojmë kur e shohim në ekran se sa kur ballafaqohemi me të direkt,” thotë psikologia.

Zonja Lorente thotë se filma të tillë ndihmojnë shumë njerëz të përballojnë realitetin e frikshëm:

“Sa më shumë i shikon aq më normale të duket. Kjo quhet terapia e ekspozimit. Ndoshta prandaj i shohim këto filma”.

Por filma të tillë të frikshëm që të zgjojnë ankth si për shembull filmi “Contagion” që po ashtu frymëzohet nga një epidemi, mund të mos jetë i përshtatshëm për këdo, thotë psikologia.

“Shqetësohem kur pacientët e mi përdorin filma si “Pandemic” si reagim”.

Ajo thotë që në kohë krizash, kur njerëzit ndjehen të pafuqishëm dhe në ankth, filma të tillë mund t’i zhysin në ankth më të madh:

“Por shpesh këto filma na ndihmojnë të kuptojmë ankthin, siç ndodh kur sheh një ëndërr të keqe dhe zgjohesh nga gjumi. Edhe në këtë rast, e sheh filmin deri në fund kur mbaron me një përfundim pozitiv,” thotë ekspertja Fuchs.

Siç ndodh në shumë skenarë: zbulohet vaksina; njerëzimi gjen shpëtimin, çdo gjë përfundon mirë. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions/ PSG hakmerret ndaj Junajtid, zbaviten Juventus dhe Barcelona

Kanë përfunduar 6 sfidat e parafundit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluara mbrëmjen e sotme, ku u regjistruan në total plot 19 gola. PSG ka...

Koronavirusi/ Gjermania do t’i zgjasë masat parandaluese deri në 10 janar

Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin...

‘E shoh veten në Kuvend’/ Pano Soko: S’dua të jem në pushtet, por në opozitë

Kandidati i “Nismës Thurje” Pano Soko ka deklaruar se nuk e kërkon pushtetin, por do që të jetë në opozitë. Në një intervistë për Report...

Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%. Ekspertja e kundërshton

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të...

Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terrorizmi

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë...