E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu

Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi?
Nëse në Kosovë fitorja e opozitës është thjesht formalitet, në Shqipëri asnjë sondazh nuk e nxjerr opozitën fituese dhe ka një dyshim të fortë ne rezultatin e saj.

Por pse opozita e Kosovës është më afër se pushtetit se opozita e Shqipërisë:
1- Kosova brenda 1 viti ka ndryshuar 3 qeveri. Ndërsa Shqipëria, brenda 30 vjetësh qarkullon 3 fytyra, mes të cilave edhe Monika me Lulzimin.

2- Albini dhe Vjosa në dy dekada kanë pas vetëm 3 muaj pushtet dhe janë të pa provuar, ndërsa Monika dhe Lulzimi familjarisht kanë pas 100 poste dhe kolltuqe në 30 vjet.
3- Kosova i ka dërguar në Hagë elitën e vjetër dhe po gjykohen në bankën e të akuzuarve, Shqipëria ka lider shpirtror dhe moral të saj dy figurat më të vjetra të politikës, Berishën dhe Metën. Opozita e Shqipërisë kontrollohet 100% nga figurat e vjetra.

4- Opozita e Kosovës ka dy lëvizje që janë themeluar nga dy liderët e saj, Vjosa dhe Albini, ndërsa në Shqipëri nuk janë krijuar nga Monika dhe Lulzimi, por i kanë të trashëguara nga Burri (Meta) dhe nga Berisha. LSI dhe PD nuk janë grupime politike të krijuara nga Monika dhe Lulzimi.

5- Opozita e Kosovës është avokate e kauzave anti-korrupsion dhe i ka figurat 100% të pastra, ndërsa opozita e Shqipërisë i ka liderët e saj me dhjetëra dosje në prokurori dhe s’kanë asnjë moral në kauzat e tyre.

6- Vjosa dhe Albini janë dy politikanë të thjeshtë dhe pa pasuri, ndryshe nga Monika dhe Lulzimi që njihen për pasuritë e tyre.

Lexo edhe :   Netanyahu letër Kurtit: Të pres për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

7- Vjosa dhe Albini ka plot gabime në politikë, por ata nuk vinë në pushtet si e keqja më e vogël por si alternativa më e mirë, ndërsa opozita e Shqipërisë ka vetëm një mundësi, që populli të votoj anti-Rama, por jo pro Monik dhe Lulzim.

8- Ndërkombëtarët me gjithë rezervat për Albinin, e kanë të qarë që burr i pare dhe i fundit ne parti eshte Albini, ndersa ne Shqipëri nuk guxojnë të besojnë tek Lulzimi se ky ndryshon mendje çdo 24 orë, pasi merr leje për çdo gjë te Berisha.

Lexo edhe :   Sfidat e mëdha që ka përpara qeveria e Albin Kurtit

9- Albini ka një aleat të ri si Vjosa, me plot moral që ti rrisi imazh dhe vota, ndërsa Lulzimi te vetmen shpresë e ka te Monika një aleat 30 vjet ne politike që ka ndryshuar 6 herë krahun majtas dhe djathtas.

10- Në Kosovē vota numërohet, në Shqipëri jo. Dhe autor të manipulimit të votës nuk është vetëm qeveria e sotme por edhe opozita PD-LSI që janë nëna dhe baba e vjedhjes vitave të shqiptarëve.

Për këto arsye opozita e Vjosës dhe Albinit janë shumë më afër fitores se opozita e Monikës dhe e Lulzimit. Thënë troç: Opozita e Kosovës është anti-establishment, opozita e Shqipërisë është gjysma e establishmentit shqiptar. Në Kosovë votohet ndryshimi, në Shqipëri riciklimi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Nëse Rama merr 71 mandate pa prekur votën, do jap dorëheqjen si President

Ilir Meta: ''Nëse më 25 prill Rama merr 71 mandate pa prekur votën, më 26 prill unë do jap dorëheqjen si President i Republikës...

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Ilir Meta: Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...