E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Pse nuk funksionon Emergjenca Civile, fatale nëse ndodh ndonjë fatkeqësi tjetër

Më të lexuarat

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

E bujshme, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë bashkë me dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

Do Zoti që Shqipëria të mos goditet shpejt nga një fatkeqësi tjetër natyrore, se reagimi i strukturave të Mbrojtjes Civile do të ishte i njëjtë, në mos, më keq se natën e 26 nëntorit. Zbardhet skema pse nuk funksionoi emergjenca në tërmetin e madh. Strukturat vuajnë nga koordinimi i dobët, mungesa e informacionit, e logjistikës, fondeve dhe kapaciteteve për të ndërhyrë. Mungojnë informacionet e paralajmërimit të hershëm të fatkeqësive. Si nuk e qartëson situatën ligji i ri, përkundrazi. Ekspertët lëshojnë alarmin për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë. Ja zgjidhjet dhe dobësitë

Blerina Hoxha

Sikur Shqipërisë do t’i duhej të përballej me një fatkeqësi tjetër natyrore: tërmet, zjarr apo përmbytje, reagimi i njësive të emergjencës civile do të ishte i njëjtë, në mos më keq se natën e 26 nëntorit, ku trupat e ushtrisë dhe njësitë e shpëtimit nga Kosova u gjendën në detyrë më shpejt se njësitë tona. Dhe kjo gjendje amorfe e Njësisë për Mbrojtjen Civile do të vijojë për vite, deri sa të vihen në funksion institucionet e reja sipas Ligjit të ri për “Mbrojtjen Civile”, që ka hyrë në fuqi gjatë vitit 2019.

Në shtator të vitit 2017, qeveria “Rama 2”, me një vendim të posaçëm, vendosi që të kalojë njësinë e emergjencës civile nga Ministria e Brendshme, në Ministrinë e Mbrojtjes. Fryma e projektligjit ishte që njësia të ishte në komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ushtria është pjesëmarrësi kryesor në rast emergjence. Mirëpo, si shumica e punëve në këtë vend, edhe kjo mbeti në gjysmë, pasi ky kalim kompetencash nuk u shoqërua me logjistikë. Ish-drejtori i Emergjencës Civile, tani këshilltar i Presidentit të Republikës për Mbrojtjen Civile, Shemsi Premçi, tha se ky kalim shkatërroi logjistikën.

Sistemi dixhital i monitorimit dhe lajmërimit në kohë reale të fatkeqësive dergjet në bodrumet e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka një sallë të posaçme për koordinim dhe operacionet; dhe për më tepër, nuk bëhet fjalë për logjistikë, ushqime dhe makineri. Kjo gjendje e mjerë do të mund të zgjasë derisa të funksionojë ligji i ri, i cili, me gjasë nuk e zgjidh sërish situatën.

Agjencia e Mbrojtjes Civile sipas propozimit fillestar, duhet të kishte në përbërje struktura operacionale në katër rajone të vendit: Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Korçë. Strukturat Operacionale duhet të kishin së paku 70 punonjës secila në dispozicion, të cilët të ishin kryesisht komando që ktheheshin nga misionet jashtë vendit. Gjithashtu, Agjencia për Mbrojtjen Civile duhet të ishte në varësi të Këshillit të Ministrave dhe të kishte në varësi rezervat e shtetit, Drejtorinë e Koordinimit dhe Planifikimit, që në përbërje të tyre kanë logjistikën, buxhetin dhe zyrën juridike.

Një organizim i tillë që siguron funksionin vertikal të përgjegjësisë në rast fatkeqësie, siguron një reagim të menjëhershëm, si në operacione, edhe në kërkim-shpëtim. “Por sipas ligjit në fuqi, Agjencia e Mbrojtjes Civile nuk e ka një funksion të tillë, d.m.th. nuk ka përgjegjësi operacionale direkte, por vetëm koordinuese”, tha Premçi. Në rast fatkeqësie, drejtori i Agjencisë duhet t’i drejtohet ministrit të Mbrojtjes, i cili duhet t’i telefonojë drejtorit të rezervës së shtetit për ndihma, pasi agjencia sipas mënyrës që është krijuar, nuk ka as rezerva ushqimore në administrim dhe as trupa operacionale. Strukturat operacionale janë të shpërndara në nivel qarku me ligjin e ri, ndaj dhe organizimi bëhet i vështirë, ashtu siç ndodhi edhe më 26 nëntor.

Kolonel Foto Duro, i cili është ekspert në sektorin e Mbrojtjes Civile, ka analizuar për llogari të Qendrës Europiane të Sigurisë se, institucionet shqiptare të emergjencës civile i kanë kushtuar më shumë rëndësi reagimit dhe më pak komponentëve të tjerë.

Duro thotë se ka një shkëputje midis Reduktimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë (RRF) dhe Mbrojtjes Civile (MC), duke i dhënë më shumë prioritet të dytës. Në fakt, Reduktimi i Rrezikut nga fatkeqësitë dhe Mbrojtja Civile i përkasin njëra-tjetrës si masa komplementare, të cilat duhet të merren së bashku në mënyrë që të rritet qëndrueshmëria e vendit ndaj këtyre fatkeqësive.

Rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shqiptare janë të shtrira në tre nivele: qendror, prefekturë apo bashki. “Megjithatë, në nivel bashkie pothuajse mungon plotësisht autoriteti për vendimmarrje në lidhje me emergjencat civile”, vë në dukje Duro. “Për shkak të një “shkarjeje konceptuale”, ajo që në Shqipëri konsiderohet si “vlerësim i rreziqeve”, është përgjithësisht tabelim i rreziqeve që nuk përfshin një analizë të qartë, me skenarë të ndryshëm fatkeqësish dhe nivelet e ekspozimit të popullsisë dhe pasurive të saj ndaj secilit skenar”, analizon Duro.

Milva Ekonomi, koordinatore kombëtare për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia, tha se institucionet e reja të Mbrojtjes Civile do të ngrihen nga donatorët. “Ngritja dhe vënia në funksion e tyre kërkon një periudhë së paku dyvjeçare, pasi kërkon aftësi dhe burime financiare”, tha Ekonomi. “Shqipëria, tashmë anëtare e Mbrojtjes Civile Europiane, ka marrëveshje rajonale dhe është në studimet globale të Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë”, tha ajo. Sipas saj, ky bashkëpunim u vërtetua në tërmetin e 26 nëntorit, ku me qindra ekspertë huaj i erdhën vendit në ndihmë.

Rrëmuja institucionale

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenet 170 e 174, adreson çështjet e emergjencave dhe fatkeqësive, aktet që nxirren dhe masat që merren në raste të tilla. Sistemi i Mbrojtjes Civile në Shqipëri përbëhet nga struktura të përhershme e të përkohshme në nivel qendror, në nivel prefekture dhe bashkie.

Janë rreth 20 institucione e agjenci në nivel qendror dhe rreth 15 organizata në dy nivelet e tjera, të cilat aktivizohen në mënyrë të rregullt me problemet e mbrojtjes civile. Në çdo nivel ka gjithashtu të paktën një strukturë të përkohshme si, Komiteti Ndërministror në nivel qendror dhe Komitetet e Emergjencave Civile në dy nivelet e tjera.

Përveç strukturave shtetërore, ka me dhjetëra OJQ që veprojnë në këtë fushë. Pushteti lokal nuk ka burime njerëzore të afta dhe fonde. Në nivel kombëtar, Këshilli i Ministrave (KM) aprovon strategjitë, politikat, planet dhe programet që lidhen me Mbrojtjen Civile. Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes zbërthen politikat në plane dhe i ekzekuton ato gjatë situatës së emergjencës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes është institucioni kyç për menaxhimin e fatkeqësive. Ajo bashkëpunon me institucionet dhe agjencitë qendrore, të përfshira në emergjencat civile dhe monitoron gjendjen e emergjencës në të gjithë territorin e Shqipërisë, pasi ka në varësi edhe Qendrën Operacionale Kombëtare për Emergjencat Civile që luan një rol të pazëvendësueshëm në të gjitha fazat e menaxhimit të emergjencave civile.

Me gjithë përmirësimet në kapacitetet e institucioneve shtetërore të përfshira, përvoja e deritanishme e menaxhimit të emergjencave civile ka evidentuar vështirësinë për të “bërë bashkë” dhe koordinuar gjithë aktorët e involvuar. Eksperti Duro ka analizuar se Drejtoria e Emergjencës Civile, duke qenë në varësi ministri, e kufizon atë në ushtrimin e një roli të fortë koordinues (pa përmendur rolin udhëheqës) ndaj institucioneve të tjera. Ai propozon që Drejtoria e Emergjencës Civile të jetë nën varësinë e Këshillit të Ministrave. Por edhe ligji i ri nuk e ka eliminuar këtë anomali, pasi Agjencia e Mbrojtjes Civile do të jetë sërish në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Burime të kufizuara financiare

Me ligjin aktual “Për emergjencat civile”, buxheti i shtetit është “burimi kryesor financiar për planifikimin dhe menaxhimin e emergjencave civile”, ndërsa MB dhe ministritë e tjera detyrohen të kenë një buxhet vjetor për emergjencat.

Janë katër lloj buxhetesh për emergjencat: buxheti për emergjencat i MB, buxheti për emergjencat i pushtetit lokal, buxheti i rialokuar (për emergjencat) i ministrive të linjës dhe “Fondi rezervë” i Qeverisë. Pjesa dërrmuese e fondit të këtyre lloj buxheteve është e alokuar për parapërgatitje dhe masat rimëkëmbëse post-emergjencë. Në buxhetet e ministrive të linjës të dedikuara për zhvillim e trajnim, ka gjithashtu fonde.

Sidoqoftë, në terma të përgjithshëm, burimet financiare në Shqipëri, të dedikuara për Mbrojtjen Civile janë shumë të kufizuara, sidomos në nivel pushteti lokal. Nga ana tjetër, në legjislacionin aktual nuk ka përcaktim të qartë për madhësinë/përqindjen e buxhetit të shtetit (ministrive) që shkon për emergjencën. Kordinatorja Milva Ekonomi pohoi se Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt do të jetë një burim financimi për mekanizmin e ri të mbrojtjes civile në vend.

Duhet me urgjencë strategjia e re dhe plani i veprimit

Plani kombëtar për emergjencat civile është i vitit 2004, ndërkohë që qeveria shqiptare nuk i ka përmbushur detyrimet nga Konferenca e Sendait për Reduktimin e Fatkeqësive dhe detyrimet për anëtarësim që kërkon riazhurnim të strategjisë kombëtare, por mbi të gjitha nuk ka mundësi t’u dalë për zot qytetarëve të saj në rast fatkeqësish.

Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen Civile, Shemsi Premçi, tha se duhet miratuar me urgjencë Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Civile. Shqipëria ndoshta është ndër të vetmet vende me rrezikun më të lartë nga fatkeqësitë natyrore në Evropë, por që nuk ka një strategji kombëtare për këtë qëllim të përditësuar dhe me plan veprimi. Strategjia në fuqi është e vitit 2004 dhe nuk u përgjigjet nevojave të kohës.

Pas përmbytjeve të vitit 2015, ne u asistuam nga Bashkimi Europian me tre module të posaçme, ku e para ishte kompensimi i dëmeve, e dyta ndërhyrja në infrastrukturë dhe e treta plani për ngritjen e strukturave të emergjencës civile në rang ministrish dhe bashkish. Mirëpo, këto plane nuk u integruan kurrë në një strategji kombëtare, e cila duhet të jetë një dokument i detyrueshëm për t’ua paraqitur donatorëve dhe si një plan detyrues pune për institucionet vendase.

Sipas këtij plani, çdo ministri duhet të kishte një njësi për emergjencën civile pasi, fatkeqësitë natyrore në Shqipëri janë të llojeve të ndryshme që i përfshijnë të gjitha ministritë e linjës. Gjithashtu, sipas këtij plani, prefekturat dhe bashkitë do të kishin njësitë e emergjencës me një trupë të specializuar jo më pak se 7 veta, në përbërje të të cilëve duhet të ishin inxhinierë, gjeologë dhe burime të tjera njerëzore të afta për të përballuar situata të tjera fatkeqësish. Mirëpo sot që flasim, këto njësi nuk funksionojnë, as në ministri dhe as në pushtetin lokal. Edhe në rastet kur janë ngritur, përfaqësohen nga persona jokompetentë.

Shqipëria detyrohetnga angazhimet e Konferencës Botërore të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Sendai të Japonisë, në vitin 2015, për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë, që të hartojë me urgjencë Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile. Kjo strategji sot e kësaj dite nuk është bërë, ndryshe nga vendet e tjera europiane. Edhe Kosova e ka funksionale një të tillë. Në raportet e përvitshme të progresit, Shqipëria ka marrë kritika të forta në drejtim të dobësive që ka në organizimin e strukturave për Mbrojtjen Civile.

KLSH zbulon hallakatjen e “emergjencës”

Në fund të vitit 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit auditoi institucionet që merren me Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Fatkeqësitë në Shqipëri. Nga auditimi rezultoi se kanë munguar dokumentet politike afatmesme apo afatgjata, të cilat sigurojnë drejtimin e përbashkët për të gjitha institucionet që punojnë për reduktimin e rrezikut ndaj fatkeqësive dhe mbrojtjen civile në Shqipëri, dhe për pasojë, veprimet e ndërmarra nuk diktohen nga një vizion, objektiva dhe parime udhëzuese të dakordësuara nga të gjithë palët e përfshira. KLSH vëren se ka munguar gjithashtu angazhimi për hartimin e akteve normative për standardizimin e procedurave dhe raportimit, ku dallohen raste sporadike të shkëmbimit të informacionit mes palëve të përfshira.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti se, ligji aktual për emergjencat civile nuk garanton një kuadër solid konceptual, për nxitjen e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë. Deri më sot nuk janë ndërmarrë studime të mirëfillta mbi rrezikun nga fatkeqësitë natyrore, të cilat të reflektojnë zhvillimet e vazhdueshme shoqërore, ekonomike dhe demografike të vendit.

Në setin e politikave që orientojnë menaxhimin e rasteve të përmbytjeve, ka munguar një strategji kombëtare për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë. KLSH vëren se ministritë nuk hartojnë dhe nuk dërgojnë rregullisht pranë Drejtorisë së Emergjencave, planet përkatëse për përgatitjen dhe përballimin e situatave të emergjencave. Që nga miratimi i tij në vitin 2004, Plani Kombëtar i Emergjencave Civile nuk është rishikuar dhe përditësuar në asnjë rast, duke mos bërë prezent ndryshimet e vazhdueshme që kanë ndodhur këto 14 vite, në politika, struktura, kapacitete etj.

Sa të rrezikuar jemi

Shqipëria është një vend me probabilitet relativisht të lartë të goditjes nga fatkeqësitë natyrore. Sipas një analize të Bankës Botërore, Shqipëria renditet ndër vendet me risk të lartë ekonomik ndaj një shumëllojshmërie rreziqesh. Rreth 86% e territorit të saj, ku gjenerohet mbi 88.5% e PBB, është e ekspozuar ndaj dy a më shumë fatkeqësive natyrore. Humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis 1974-2006, janë llogaritur mesatarisht në 68.7 milionë USD në vit, ose rreth 2.5% e PBB.

Midis viteve 1989 e 2006, tërmetet dhe përmbytjet zënë përkatësisht 17% dhe 31% të fatkeqësive të ndodhura në Shqipëri. Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 41-të për rrezikun ndaj rrëshqitjeve të dheut, të 43-tin për tërmetet dhe të 58-tin për thatësirat.

Rreziqet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë: gjeologjike (tërmete, rrëshqitje dheu, shkëmbinjsh); hidrometeorologjike (përmbytje, shira të rrëmbyer, thatësira, stuhi bore, orteqe apo bllokim nga bora, stuhi ere); bio-fizike (zjarre në pyje, epidemi) ndërsa ato të shkaktuara nga njeriu konsistojnë në: shpërthim digash, përmbytje e fatkeqësi teknologjike.

Shqipëria ndeshet gjithashtu me një numër problemesh mjedisore, të cilave u shtohet ekzistenca ende e zonave me rrezik të lartë për shkak të ndotjes. Shqipëria karakterizohet nga shkallë e lartë sizmiciteti. Së bashku me disa vende të tjera të Ballkanit Lindor e Juglindor, ajo ka pësuar pothuajse çdo vit një tërmet me magnituë ≥ 6.5. Shtatë qytetet më të mëdha të Shqipërisë futen në zonën me probabilitet 75% prej këtij rreziku. Rreth 10% e territorit shqiptar konsiderohet “e paqëndrueshme”, objekt i rrëshqitjes së dherave.

Sistemi lumor në Shqipëri paraqet riskun më të madh për përmbytjet. Ato ndodhin zakonisht gjatë periudhës nëntor-mars, në të cilën në Shqipëri bie rreth 80-85% e sasisë vjetore të shirave. Përmbytja e Ultësirës Perëndimore (sipas skenarit më të keq në 100 vite) mund të prekë seriozisht 20 rrethe, 110 komuna, 341 fshatra, 85500 banesa (në rreth 7.9 milionë m2) rreth 565 mijë njerëz. Në janar 2010, në rajonet Shkodër e Lezhë u përmbytën rreth 14 000 hektarë dhe 1 200 godina, ndërsa 12 000 njerëz u desh të evakuoheshin nga banesat. Në shkurt 2015 u përmbytën rreth 3 000 ha dhe mbi 600 banesa në pjesën perëndimore e jugperëndimore të vendit.

Nga këto përmbytje u prekën rreth 42 000 persona, ndërsa rreth 600 familje u desh të evakuoheshin. Momentalisht janë rreth 630 sisteme rezervuarësh me diga në Shqipëri, prej të cilave, 307 konsiderohen ose me diga të larta (lartësia ≥ 15 m) ose rezervuarë të mëdhenj. Lëvizjet e popullsisë dhe zgjerimi i qyteteve ka çuar në rritjen e përqendrimit të popullsisë dhe vlerave materiale në rrjedhjet e poshtme të lumenjve. Shpërthimi i tetë digave të mëdha, në zonën qendrore të Shqipërisë, vlerësohet të prekë të gjithë qytetin e Elbasanit, Lushnjës dhe Divjakës (respektivisht mbi 100 mijë, 38 mijë dhe 10 mijë banorë).

Rreziqet nga rënia e dëborës ndodhin kryesisht nga nëntori në mars, në zonat malore të veriut, verilindjes, juglindjes dhe jugut. Problemet më tipike janë bllokimet e rrugëve (për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve dhe mirëmbajtjes së pamjaftueshme) dhe orteqet. Popullsia që banon në zona të tilla (rënie bore deri 30 cm) varion nga 12% (355 mijë banorë) në 32% (rreth 1 milion banorë).

INTERVISTA

Premçi zbardh projektin për ringritjen e Emergjencës Civile

Shemsi Premçi, këshilltar i Presidentit të Republikës për Mbrojtjen Civile, sqaron dobësitë që po kalon Sistemi Kombëtar i Mbrojtjes Civile, teksa zbardhi një plan të qartë për ringritjen e strukturës së re të aftë për të paraprirë dhe menaxhuar katastrofa të forta

Nga ana organizative dhe e kapaciteteve, a janë të afta aktualisht institucionet tona për të siguruar mbrojtjen civile që t’i bëjnë ballë një fatkeqësie tjetër, qoftë tërmet, zjarr apo përmbytje?

Jo, nuk janë të afta. Me një vendim të shtatorit të vitit 2017, qeveria “Rama 2” e kaloi strukturën e Emergjencës Civile, nga Ministria e Brendshme, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky kalim u bë i pamenduar dhe jo i organizuar. Në Ministrinë e Brendshme ishte krijuar logjistika për funksionimin e emergjencës, e cila përfshinte një sistem monitorimi koherent me rreziqet.

P.sh. në muajin gusht, harta përditësohej me rrezikun për zjarret duke përcaktuar edhe zonat më të rrezikuara. Kishte një koordinim të informacionit për të gjitha llojet e rreziqeve natyrore, në kohë reale, e digjitalizuar. Por kur struktura kaloi në Ministrinë e Mbrojtjes, kjo logjistikë nuk u bë funksionale. Sistemet e monitorimit janë në bodrume dhe gjithashtu disa mjete në funksion të përballimit të situatave kanë dalë jashtë kontrollit. Në gjendjen që është struktura e Emergjencës Civile, Ministria e Mbrojtjes me gjasë njoftohet e fundit për rreziqet, dhe gjithashtu mënyra aktuale e organizimit e bën të vështirë koordinimin dhe më pas realizimin e operacioneve në terren.

Pra, nëse një fatkeqësi natyrore ndodh, struktura e emergjencës civile është totalisht e paaftë të veprojë. Kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nuk e parë kush Emergjencën Civile shqiptare në krye të operacioneve.

Si duhet organizuar që institucionet që menaxhojnë emergjencën civile në Shqipëri të jenë në lartësinë e përballimit të rreziqeve natyrore që na kanosin?

Unë kam qenë pjesë e grupit që ka ndihmuar në hartimin e ligjit të ri për Mbrojtjen Civile që është miratuar, por ende nuk është bërë aktiv. Nga propozimet tona deri në miratimin final, ligji u deformua. Edhe kur institucionet e reja të ngrihen, ato nuk do të jenë funksionale për shkak të rrëmujës në kompetencat organizative të operacioneve.
Agjencia e Mbrojtjes Civile sipas propozimit tim duhet të ishte një agjenci në varësi të Këshillit të Ministrave, në përbërje të së cilës duhet të ishin struktura operacionale në katër rajone të vendit: Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Korçë.

Strukturat Operacionale duhet të kenë së paku 70 punonjës në dispozicion, të cilët duhet të jenë komando që kthehen nga misionet jashtë vendit. Pasi të kenë marrë trajnimet shtesë, këta do të ishin personat e duhur për të operuar në ekipet e kërkim-shpëtimit. Gjithashtu, Agjencia për Mbrojtjen Civile duhet të ketë në varësi Rezervat e Shtetit dhe gjithashtu Drejtorinë e Koordinimit dhe Planifikimit, që në përbërje të tyre kanë logjistikën, buxhetin dhe zyrën juridike.

Një organizim i tillë që siguron funksionin vertikal të përgjegjësisë në rast fatkeqësie, siguron një reagim të menjëhershëm, si në operacione, edhe në kërkim-shpëtim. Pra, kjo mënyrë organizimi. Sipas ligjit në fuqi, Agjencia e Mbrojtjes Civile nuk e ka një funksion të tillë, d.m.th. nuk ka përgjegjësi operacionale direkte, por vetëm koordinuese.

Në rast fatkeqësie, drejtori i Agjencisë duhet t’i drejtohet ministrit të Mbrojtjes, që t’i telefonojë drejtorit të Rezervës së Shtetit për ndihma, pasi Agjencia sipas mënyrës që është krijuar nuk ka as rezerva ushqimore në administrim dhe as trupa operacionale. Strukturat operacionale janë të shpërndara në nivel qarku me ligjin e ri, ndaj dhe organizimit bëhet i vështirë, ashtu siç ndodhi edhe më 26 nëntor.

Sa kohë dhe sa fonde kërkon ngritja e Njësisë për Mbrojtjen Civile, e aftë për të përballuar rreziqet natyrore që i kanosen vendit dhe të tjera?

Si ish-drejtor i Emergjencës Civile, mendoj se ngritja e agjencisë duhet bërë jo në formën ligjore që është aktualisht në fuqi. Duhet një riorganizim i ri, në mënyrë që agjencia të bëhet operacionale. Agjencia ngrihet për një vit dhe kërkon një shumë prej 30 milionë eurosh në dispozicion, ndërsa që të bëhet funksionale duhen së paku tre vite.

Por njësia për Emergjencën Civile në vend që të forcohej më tej, është zhbërë gjatë këtyre viteve. Në janar të 2018-s, Drejtoria e Emergjencave Civile kishte dy drejtori: një për planifikim dhe një për koordinim. Por tani në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka as një sallë.

Janë hequr të gjitha programet e parashikimit dhe paralajmërimit të hershëm. Në fillim të 2018-s, kishim paralajmërime në kohë për reshjet, zjarret, por tani jo më. Për 10 vite nuk është dhënë asnjë qindarkë dhe ka zero përgatitje për Shërbimin e Zjarrfikëses, pasi së paku ato duhet të kenë veshje të posaçme dhe makineri gjithashtu. Në 10 vitet e fundit, zero investime janë bërë për këtë shërbim, ndërkohë që për shkak të ngrohjes globale, Shqipëria është mjaft e rrezikuar nga zjarret.

Zoti Premçi, ju keni drejtuar për disa kohë Njësinë e Emergjencës Civile kur ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ju lutem, na shpjegoni skemën mbi të cilën operonit në atë kohë në raste emergjence?

Në vitin 2018, ne kishim Plan të Mbrojtjes Civile që funksiononte në nivel prefekture dhe bashkie. Për më tepër, njësia e emergjencës dispononte në kohë reale rrezikun dhe ndodhjen e fatkeqësitë. Ndoshta pa shumë kapacitete, por reagimet i kishin shumë efikase si në rastin e përmbytjeve të vitit 2015.

Çfarë duhet konsideruar si urgjencë në drejtim të përmirësimit të strukturave të Mbrojtjes Civile?

Duhet miratuar me urgjencë Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Civile. Shqipëria ndoshta është ndër të vetmet vende me rrezikun më të lartë nga fatkeqësitë natyrore në Europë, por që nuk ka një strategji kombëtare për këtë qëllim, të përditësuar dhe me plan veprimi. Strategjia në fuqi është e vitit 2004 dhe nuk u përgjigjet nevojave të kohës.

Pas përmbytjeve të vitit 2015, ne u asistuam nga Bashkimi Europian me tre module të posaçme, ku e para ishte kompensimi i dëmeve, e dyta ndërhyrja në infrastrukturë dhe e treta plani për ngritjen e strukturave të Emergjencës Civile në rang ministrish dhe bashkish.

Sipas këtij plani, çdo ministri duet të kishte një njësi për Emergjencën Civile pasi, fatkeqësitë natyrore në Shqipëri janë të llojeve të ndryshme që i përfshijnë të gjitha ministritë e linjës. Gjithashtu, sipas këtij plani, prefekturat dhe bashkitë do të kishin njësitë e emergjencës me një trupë të specializuar jo më pak se 7 veta, në përbërje të të cilëve duhej të ishin inxhinierë, gjeologë dhe burime të tjera njerëzore të afta për të përballuar situata të tjera fatkeqësish. Mirëpo, sot që flasim, këto njësi nuk funksionojnë, as në ministri dhe as në pushtetin lokal. Edhe në rastet kur janë ngritur, përfaqësohen nga persona jokompetentë.

Shqipëria detyrohet nga angazhimet e Konferencës Botërore të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Sendai të Japonisë, në vitin 2015, për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë, që të hartojë me urgjencë Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile. Kjo strategji sot e kësaj dite nuk është bërë, ndryshe nga vendet e tjera europiane. Edhe Kosova e ka funksionale një të tillë. Në raportet e përvitshme të progresit, Shqipëria ka marrë kritika të forta në drejtim të dobësive që ka në organizimin e strukturave për Mbrojtjen Civile.

Si e vlerësoni procesin e përllogaritjes së dëmeve?

Si fillim, për përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti do të duhej një ekspertizë teknike e pavarur, për shkak se inxhinierët shqiptarë të licencuar shpesh kanë qenë në konflikt interesi për të dhënë vlerësime të sakta rreth dëmeve për të mënjanuar shpeshherë përgjegjësitë e tyre dhe kolegëve në ndërtimet që nuk i rezistuan tërmetit. Për mendin tim duhej të kontraktoheshin ekspertë të huaj në rastin konkret AFAD-in ( Agjencinë e Mbrojtjes Civile Turke), e cila ka kapacitet për të kryer këtë ekzaminim në mënyrë të pavarur.

A keni një vlerësim si ish-drejtor i Njësisë së Emergjencës për kostot e dëmeve dhe nevojat për kompensim?

Aktualisht, donatorët po asistojnë nevojat pas ngjarjes shkatërruese, e quajtur (Post-Disaster Needs Assessment (PDNA). Në këtë proces është angazhuar Banka Botërore dhe programi i Kombeve të Bashkuara, PNUD. Ky proces ndihmon në përcaktimin e dëmeve dhe nevojave për financimin e tyre. Zakonisht në fatkeqësi të tilla, dëmet janë më të mëdha se nevojat.

Kjo pasi qeveritë dhe donatorët në raste të tilla nuk mund të kompensojnë të gjithë vlerën, një pasuri e cila mund të ketë qenë edhe luksoze, por financojnë një sipërfaqe banese të pranueshme për një jetë dinjitoze. Bie fjala, për një vilë me tre ose katër kate në të cilën banojnë vetëm katër veta, do të kompensohet ose ndërtohet një sipërfaqe prej 80 apo 100 metër. Gjithashtu, kompensimi i mobilimit të banesave parashikon orendi të domosdoshme dhe të thjeshta.

Nga përllogaritjet e deritanishme të dëmeve, sipas formulave që institucionet ndërkombëtare kanë për të tilla raste, arrin një vlerë 650 milionë euro. Ndërsa autoritetet vendase përllogarisin diku te 900 ose 1 miliard euro. Por duhet kuptuar se donatorët do të mund të financojnë një pjesë të dëmit që reduktohet si nevojë dhe është rrjedhimisht më e ulët se vlera e dëmit.

Rikuperimi sa kohë kërkon?

Edhe në vende shumë të zhvilluara, rikuperimi total i zonave të dëmtuara duke marrë në konsideratë infrastrukturën publike dhe pronat private të shkatërruara, kalon gati një periudhë 10-vjeçare rikuperimi. Ndërsa çështjet e strehimit zgjidhen pak më shpejt. Por në kushtet e Shqipërisë, ku mungojnë kapacitetet e organizative, teknike dhe fondet e nevojshme, me shumë gjasë, dëmet e krijuara nga tërmeti në Durrës do të marrin shumë kohë.
Tani që po flasim, rreth 400 familje janë ende në çadra verore jashtë çdo kushti njerëzor, ndërsa ka plot familje me banesa të dëmtuara që ende nuk janë përfshirë në akt-konstatime./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...