Nga: Mustafa Nano
Zgjedhjet në Kosovë. Është një ngjarje jo tipikisht shqiptare.
Në Kosovë pati zgjedhje dhe zgjedhjet shkuan normalisht, gjë që nuk para ndodh.
Ajo që dimë është që mbyllet procesi i votimit dhe fillon provesi i numërimit, është momenti kur fillon një proces kilometrik që zgjat me javë e muaj, pala humbës nuk pajtohet me humbjen, është një histori që nuk merr fund dhe në fund pritet që OSBE ODIHR të japë konkluzionet dhe jepen kritikat për atë që ndodh në terren dhe ankesat e zhurmën e madhe që bëhet nga partitë.
Në Kosovë nuk ndodhi asgjë e tillë, pala humbëse doli dhe pranoi humbjen.
Një gjë fantastike për shqiptarët dhe në harkun e pak orëve u mor vesh rezultati dhe u shpall të nesërmen në mëngjes.
Pse në Tiranë ka ndodhur ajo që ka ndodhur?
Faktori më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me klasën politike të korruptuar.
Klasa politike e korruptuar e sheh pushtetin si mjetin më të mirë për të mbrojtur vetveten.
Kjo është arsyeja kryesore e vjedhjes së zgjedhjes.
Kjo do të thotë që vjedhja nuk është ves, por nevojë, nuk është mani, por interes.
Kjo do thotë se partitë i vjedhin zgjedhjet jo se duan, por se janë të interesuara.
Pse nuk ndodh kjo në Kosovë?
Nuk e di pse nuk ka ndodhur në Kosovë dhe nuk e kam një shpjegim.
Asnjë shpjegim nuk më ka bindur dhe jam duke e vrarë mendjen që të gjej një shpjegim dhe deri sa ta gjej i gëzohem faktit që shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje dhe kjo u dëshmua në mënyrë spektakolare.