E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Pse Irani është fituesi i vërtetë i luftës së fundit midis Hamasit dhe Izraelit

Nga: Futura D’Aprile “Il Giornale”

Gjatë përshkallëzimit të dhunës midis Hamasit dhe Izraelit, një heshtje e pazakontë përfshiu Iranin. Republika Islamike është e lidhur ngushtë me lëvizjen që kontrollon Rripin e Gazës, së cilës ajo i garanton mbështetje financiare dhe ushtarake, duke i siguruar armë dhe trajnime.

Në 11 ditët e përleshjeve të ashpra, Hamasi ka përdorur në fakt dronë të vegjël iranianë, raketa të reja me një distancë prej 250 kilometrash të marra nga Irani, dhe ka pasur një fuqi zjarri më të lartë se në të kaluarën,gjithnjë të garantuar nga Republika Islamike.

Megjithatë, gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftimeve, propaganda iraniane ka qëndruar tepër e heshtur. Qëndrimi veçanërisht i kujdesshëm i Iranit në përshkallëzimin e fundit të dhunës midis Hamasit dhe Izraelit, e ka një shpjegim shumë të thjeshtë: marrëveshjen bërthamore (JCPOA).

Në një moment shumë vendimtar në bisedimet që po mbahen në Vjenë të Austrisë, Irani nuk ka ndërmend që të kundërshtojë publikisht Shtetet e Bashkuara, dhe qasja e tij ka dhënë tashmë rezultate e saja. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA), ka zgjatur deri më 24 qershor marrëveshjen e përkohshme me Teheranin për inspektimet e programit të tij bërthamor.

Një shenjë kjo pozitive për shpëtimin e JCPOA. Nga ana tjetër, muajt e fundit Republika Islamike e kishte lënë mënjanë dëshirën për hakmarrje ndaj Izraelit, vend që ka kryer disa sulme kibernetike kundër termocentraleve Bërthamorë iranianë, për t’i treguar Uashingtonit vullnetin e tij të mirë.

Vala e re e dhunës midis Hamasit dhe shtetit hebre nuk bëri ndonjë përjashtim:Irani preferoi që të priste nënshkrimin e armëpushimit, përpara se të shprehej për atë që ndodhi, duke u rikthyer të luajë me kartën e çështjes palestineze.

Faktin që këtë herë Teherani nuk kishte dorë në përshkallëzimin e situatës, e konfirmoi edhe shërbimi sekret izraelit, sipas të cilit Hamasi veproi pa marrë më parë udhëzime nga Republika Islamike. Gjithsesi, pasi mbaruan luftimet, Irani u përpoq që ta shfrytëzonte situatën në favorin e tij.

Së pari, Teherani mund ta përdorë rritjen e popullaritetit të Hamasit në Bregun Perëndimor, por sidomos në Jeruzalemin Lindor për t’iu përshtatur kontekstit në të cilin jemi duke parë një vakum në rritje të pushtetit në rajon.

Çështja palestineze është mënjanuar nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve me shumicë myslimane dhe Izraelit, duke i dhënë mundësi Turqisë dhe Iranit që të paraqiten pak a shumë drejtpërdrejt si mbështetësit e rinj të popullit palestinez.

Lexo edhe :   Izrael/ Betohet sot qeveria e re, Netanyahu 'zbret' pas 12 vitesh nga pushteti

Në këtë kuadër, Teherani po përpiqet të rrisë praninë e tij në Jeruzalemin Lindor përmes Hamasit, që tani është gjithnjë e më popullor edhe jashtë Rripit të Gazës, dhe sidomos në mesin e popullsisë jeruzalemase me origjinë arabe.

Duke vepruar në këtë mënyrë, Irani synon gjithashtu që ta zvogëlojë praninë turke në të njëjtin qytet, që është rritur ndjeshëm vitet e fundit falë punës së organizatave fetare të lidhura me qeverinë turke.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përdori tone shumë të ashpra kundër Izraelit gjatë përshkallëzimit të fundit të dhunës. Ndërsa pavarësisht se nuk e ka sulmuar verbalisht shtetin hebre, Irani po vepron në të njëjtin drejtim nëpërmjet Hamasit, i vetëdijshëm se në rastin e zgjedhjeve të reja në Palestinë, kjo lëvizje mund ta zgjerojë ndikimin e saj përtej Rripit të Gazës.

Lexo edhe :   Video/ Netanjahu konfuz, ulet sërish në karrigen e kryeministrit pas humbjes

Por zgjedhja për të luajtur me ‘kartën palestineze’, i shërben gjithashtu Teheranit për të sabotuar Marrëveshjet Abrahamike. Normalizimi i marrëdhënieve midis vendeve me shumicë myslimane dhe Izraelit, mendohet të jetë një lëvizje e fortë anti-iraniane, pasi ky i fundit portretizohet si kërcënimi real për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Kësisoj,nuk është për t’u habitur pse Teherani po përpiqet prej disa kohësh që ta kufizojë fushëveprimin e kësaj marrëveshjeje, me synimin përfundimtar shmangien e izolimit. Prandaj, përshkallëzimi i fundit i dhunës midis Hamasit dhe Izraelit, ishte rasti i duhur për t’i kujtuar botës arabe por edhe botës në përgjithësi, se çështja palestineze është ende e një rëndësie themelore, dhe se ajo nuk mund të lihet mënjanë për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

Raketat e përdorura nga Hamasi për të goditur Izraelin, u furnizuan nga Irani, si një paralajmërim për pasojat e një përballje të shtetit hebre me Republikën Islamike. Suksesi i Hamasit në kapërcimin e mbrojtjes anti-raketore “Kupola e Hekurt”, ishte ndër të tjera i mirëpritur në Iran si një lloj hakmarrje ndaj sulmeve kibernetike kundër termocentraleve, sulme kundër të cilave -për arsyet që u thanë më lart – Irani nuk ishte në gjendje të ndërmerrte një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë.

Burimi i lajmit: it.insideover. Përshtati: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...