Kryesore

Pse ia hoqën Shkodrën Bushatit? Përgjigjet Eduard Shalsi

               Publikuar në : 21:10 - 23/07/19 Enno

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka folur rreth vendimeve që u morën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në një intervistë për Ora News, Shalsi tregon pse iu hoq Shkodra Ditmir Bushatit teksa thotë se zëvendësuesi i tij, Valdrin Pjetri është një djalë premtues dhe është gjykuar më efektiv.

I pyetur se çfarë ndodhi në Shkodër dhe nëse ky ishte një ndëshkim për Bushatin, ai u shpreh:

Vazhdimisht PS ka pasur lëvizje. Nuk është as rasti i parë dhe as rasti i fundit. Unë kam qenë deputet në Tiranë, kam shkuar në Berat dhe sot gjendem në Pogradec. Valdrini është një djalë premtues, tashmë ka një barrë të madhe në qytetin e Shkodrës. Duhet të provojmë që atë projekt të suksesshëm që kemi pasur në të gjithë Shqipërinë ta shtrijmë tashmë edhe në Shkodër. Është gjykuar që mund të jetë më efektiv drejtimi nga Valdrin Pjetri, i cili ka qenë perfekt dhe titullar institucionesh të rëndësishëm, por këto nuk janë lajme. Lajme janë që PS, pas zgjedhje futet në një proces zgjedhor. Futet në një analizë dhe po vijon analiza organizatë më organizatë. Qytet më qytet. Është një forcë politike që vazhdimisht përmirësohet”.

Sa i takon zgjedhjeve brenda PS-së Shalsi thotë se partia nuk ka arsye të ketë një kryetar të ri, pasi Rama ka qenë i suksesshëm si në qeverisjen qendrore dhe vendore.

Nuk besoj se PS ka arsye të zëvendësojë një njeri që ka provuar që ka qenë i suksesshëm në pushtetin qendror dhe vendor. Ju thoni që ka nevojë për emër kur një njeri ka dëshmuar më punë, jo me fjalë, por vepra që ka modernizuar qeverisjen. Ka lënë gjurmë dhe po lë gjurmë në qeverisjen vendore”, tha Shalsi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT