E mërkurë, 30 Shtator, 2020
14 C
Tirana

Pse fushata e zgjedhjeve të 2021 do të jetë ndryshe

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Nga: Alfred Peza 

Fushata elektorale për zgjedhjet e reja parlamentare të 2021, i ka ndezur motorrët e saj në Shqipëri, përmes një risie. Ajo ka nisur të zhvillohet në rrjetet sociale dhe do ta thellojë këtë trend gjithnjë e më shumë në ditët, javët dhe muajt në vazhdim për shkak të pandemisë globale. Nuk është ide e mirë thonë ekspertët e fushës, që të grumbullohen dhjetëra, qindra apo mijëra njerëz e të brohorasin për një parti politike ndërkohë që Covid-19 prek rrugët e frymëmarrjes dhe rreziku i infektimeve bëhet maksimal.

Është për këtë arsye se përse i shihni politikanët dhe kandidatët për deputetë që të kenë nisur herët fushatën për rritjen me çdo mjet dhe kusht, të mbështetësve virtualë në profilet e tyre. Madje edhe politikanët më tradicionalë, me shumë mandate dhe prej dy- tri dekadash në Parlament, janë detyruar për herë të parë që të dorëzohen dhe të bëhen pjesë e rrjetit të gjerë botërorë.

Fushata elektorale në Shqipëri, nuk do to të jetë e ndryshme nga ajo që u zhvillua pak kohë më parë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi fqinj, apo si më e madhja që zhvillohet në botën demokratike, ajo për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ato na tregojnë, se partitë kryesore politike në vend dhe liderët e tyre në Shqipëri, duhet të jenë përgatitur tashmë për ti thënë lamtumirë takimeve të zgjeruara nëpër salla të mëdha, apo nëpër sheshe mitingjesh.

Protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë detyruar reduktimin e të gjitha aktiviteteve publike politike, kudo ku ka patur e do të ketë fushata elektorale për aq kohë sa covid-19 e ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë mënyrën tonë të jetesës. Ndaj edhe në Shqipëri, partitë politike e shumta mund të zhvillojnë në vijim vetëm takime të vogla informuese me drejtues strukturash, apo target grupe specifike shoqërore, për të përcjellë mesazhe sa më përfaqësuese.

Zhvendosja e fushatave elektorale në një vend si Shqipëria, tërësisht në rrjetet sociale, do të shoqërohet me disa specifika të veçanta. Kjo situatë avantazhon së tepërmi partitë më të mëdha politike, të cilat janë investuar herët dhe janë gati, për të menaxhuar fushatat elektorale online. PS prej afro 6 vjetësh, është e vetmja që e ka organizuar punën politike në terren, bazuar në rrjetet sociale përmes Sekretariatit të Organizimit Dixhital. Puna e saj organizative, nga qendra dhe në çdo hallkë tjetër deri tek qeliza e saj bazë në Organizatat Sociliste (OS), është e digjitalizuar.

Në këtë mënyrë PS nuk është vetëm partia më e madhe, partia më e organizuar, por edhe partia politike më e modernizuar në Shqipëri, e gatshme për të përballuar totalisht sfidën e re që ka diktuar koha dhe pandemia. Ndërsa partitë e tjera politike, mbeten ende shumë larg këtij hapi, duke vijuar të mbështeten si edhe 30 vjet më parë tek strukturat tradicionale të organizimit. Të cilat sot jo vetëm që janë të vjetëruara, por kanë dalë për shkak të Covid-19, totalisht pothuajse jashtë funksionit. Ndërsa partitë e vogla apo të reja, do ta kenë organizimin digjital, një sfidë gati të pakapërcyeshme për këto zgjedhje.

Lexo edhe :   “Ti largohemi politikës së ping-pongut”, Shkëlqim Hajdari: Duhen programe konkrete dhe debate intelektuale
Lexo edhe :   "Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët!", Meta del me mesazhin e fortë (VIDEO)

Fushatat elektorale të bazuara në rrjetet sociale kanë treguar se kanë disa specifika të veçanta, të cilat nëse nuk njihen dhe përvetësohen nga partitë dhe strukturat e tyre drejtuese, shndërrohen në një barrë të shtuar për rezultatin elektoral në ditën e votimit. Kjo do ta bëjë fushatën elektorale më të ashpër, më agresive, mbështetur mbi fake news-e, montime, sajesa, fyerje dhe denigrime të kundërshtarit politik. Duke i dhënë asaj trajtat e asaj, që ekspertët më të njohur sot në botë, e quajnë “fushatat e zeza”.

Parapërgatitja për këtë lloj fushate elektorale në Shqipëri, ka filluar më herët, shenjat e së cilës janë dhënë vitin e kaluar sidomos gjatë periudhës së djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, daljes së tyre në rrugë dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Sikundër kjo tendencë ka vijuar edhe përgjatë këtij viti dhe ka nisur që të japi shenjat e para edhe në dyjavëshin e parë të shtatorit, që shënoi fillimin e sezonit të ri politik në Shqipëri.

Me dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, në 25 prillin e vitit të ardhshëm, partitë politike kanë nisur që ta ndjejnë këtë boshllëk. Ndaj, liderët e partive opozitare, e kanë rritur sëtepërmi praninë e tyre publike përmes rrjeteve sociale dhe mediave të tjera tradicionale. Duke qenë kësisoj në kërkim të kohës së humbur dhe të fitores së hapësirës virtuale për të komunikuar me qytetarët. Deri të dielën e votimit, ka shumë sfida për të përballuar në këtë lloj fushate, derisa edhe mënyra e mobilizimit, patronazhimit dhe makisimizimi të numrit të pjesëmarrësve në votime, ka ndryshuar.

Të gjitha këto do të ndikojnë në përfundim të procesit, edhe në rezultatin final, i cili do ti buzëqeshi më shumë asaj force politike që është gati që tani për këtë sfidë unike politike edhe në Shqipëri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...