Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse është më mirë për të gjithë Evropën që Britania të qëndrojë në BE!

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse është më mirë për të gjithë Evropën që Britania të qëndrojë në BE!

Nga Timothy Garton Ash “The Guardian”

Një gjë është e sigurt: Brexit po i çmend që të gjithë. Ne britanikët u kemi borxh të gjithë miqve tanë evropianë një ndjesë të sinqertë, për dramën shekspiriane “Hamleti” që po luajmë. Për Britaninë, Hamleti paraqitet në dilemën: Të ndodhë apo të mos ndodhë Brexit?

Prandaj unë e kuptoj shumë mire, pse evropianët si presidenti francez Emanuel Makron thjesht duan të na përzënë sa më pare, dhe të ecin përpara me një axhendë të rëndësishme, ambicioze për të gjithë Bashkimin Evropian. Pavarësisht situatës aktuale, është në interesin e vetë Evropës që të na japë një shans për të qëndruar në union.

Konkretisht kjo do të thotë, që nëse parlamenti britanik nuk e miraton marrëveshjen e re të Boris Xhonsonit këtë javë, Brukseli duhet të ofrojë një tjetër zgjatje të nenit 50, siç kërkohet zyrtarisht në letrën e dërguar nga Xhonson. Unë kam 4 argumente për këtë, të gjitha nga këndvështrimi i BE-së dhe Evropës në tërësi.

Së pari, një dalje e Britanisë nga BE pa asnjë marrëveshje, do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për Irlandën dhe pjesët e tjera të Evropës, që janë gjeografikisht pranë Britanisë së Madhe.

Amendamenti i propozuar nga konservatori i pavarur Oliver Letuin, dhe i miratuar nga parlamenti të shtunën, synon para së gjithash, të parandalojë daljen pa marrëveshje. Vetë Letuin, është shprehur se do të votojë pro marrëveshjes së Xhonsonit, vetëm nëse vjen në parlament në formën e saktë ligjore, dhe i nënshtrohet shqyrtimit të duhur.

Së dyti, ekziston pyetja se kush duhet të marrë përsipër barrën e fajit. Ne e dimë nga një dokument qeveritar që është bërë publik në media, që ekipi i Xhonsonit mbi Brexit, po përgatitet të shfrytëzonjë çdo dështim, për të kritikuar qasjen e “çmendur” të Brukselit.

Por nëse Makron do të hynte një aleancë jo të shenjtë me Xhonsonin, për ta nxjerrë Britaninë nga BE më 31 tetor, atëherë ana ime e argumentit mbi Brexit, ose e 3R:referendum, qëndrim në BE, dhe reforma, do të ishte e detyruar të bënte pjesërisht fajtorë edhe partnerët tanë evropianë.

Për momentin, BE-ja është pozicionuar siç duhet. Ajo ka dëshmuar qëndrueshmëri të mjaftueshme, për të mbrojtur interesat e Irlandës dhe tregut të përbashkët, si dhe mjaftueshëm fleksibilitet, për të bërë shmangur çdo akuzë për një traktat ndëshkues të llojit të “Versajës” dikur.

Për shembull, Brukseli shkeli “vijat e veta të kuqe”, duke e rihapur çështjen e marrëveshjes së daljes së Britanisë nga BE, për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje të re. Është me shumë rëndësi, që unioni të vazhdojë ta ruajë këtë qasje.

Së treti, do të ishte më mirë për të ardhmen afatgjatë të Evropës, që Britania të mbetet në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë gjë të mirë që vjen nga Brexit. Por rruga më pak e keqe, është tashmë që Britania të shprehet në një referendum të dytë, në favor të qëndrimit në union.

Dhe mënyra më e mirë për ta arritur këtë, është që parlamenti britanik të votojë pro marrëveshjes së Xhonsonit. Më pas, ajo t’i nënshtrohet një referendumi konfirmues, në të cilin publikut britanik t’i kërkohet të marrë një vendim detyrues dhe përfundimtar, për një pyetje të vetme të qartë:a doni që Britania të largohet nga BE me kushtet e negociuara nga kjo qeveri, apo që ajo të vazhdojë të qëndrojë në BE? Të jesh apo të mos jesh.

Meqë qeveria aktuale, dominohet nga mbështetës të flaktë të një Brexit-i edhe pa marrëveshje, asnjë votues që i mbështet ata nuk do të ankohej pse i ofrohet një zgjedhje e tillë. Qindra mijëra qytetarë u mblodhën para parlamentit të shtunën, për të treguar mbështetjen e tyre për një referendum të tillë.

Sondazhet tregojnë vazhdimisht, se ka një shumicë që do të qëndrojë në BE. Sa absurde do të ishte, nëse Britania do largohet nga BE në emër të respektimit të “vullnetit të popullit”, pikërisht në momentin kur vullneti i njerëzve ka ndryshuar.

Unë e di se shumë miq në Evropë, që dikur ishin mbështetës të një referendumi të dytë, tani mendojnë se BE-ja do të jetë më mirë pa ne. Por nëse Britania ikën tani, do të duhen edhe 5 vite të tjera, për të parë se si do të jetë marrëdhënia e re ekonomike me BE-në. Apo nëse Skocia do të largohet apo jo nga Mbretëria e Bashkuar.

Pastaj, do të duheshin edhe 5 vjet të tjera, për të parë se si e gjitha kjo do të realizohet në praktikë. Deri sa të vijë ajo kohë, BE dhe ajo që do të ketë mbetur nga Mbretëria e Bashkuar, me siguri që do të ketë ndryshuar. Britania do jetë më keq në aspektin ekonomik. Por me siguri jo aq keq, sa që votuesit kryeneçë anglezë, të zgjidhnin me shpejtësi të riktheheshin në BE.

Ndërkohë, nëse përkundër të gjitha gjasave, Brexit shkon mirë për Britaninë, atëherë populistët nacionalistë si kryeministri hungarez Viktor Orban, italiani Mateo Salvini dhe francezja Marin Lë Pen, do të fillojnë të thonë se duan ta nxjerrin sa më parë vendin e tyre nga BE. Sido që të ndodhë, kjo do të ishte negative për Bashkimin Evropian.

Dhe kam edhe një argument të katërt. Për momentin, Evropa është shpresa e fundit më e mirë e një Perëndimi të bazuar në vlera, që mbron demokracinë dhe sundimin e ligjit. Përballë degradimit të demokracisë liberale në vendet anëtare të BE-së, si Hungaria, kjo është një nga detyrat më të rëndësishme për kapitullin tjetër të historisë së BE-së, me udhëheqje të re në të gjitha institucionet evropiane, një parlament evropian të sapozgjedhur, dhe me një buxhet 7-vjeçar, mbi të cilin duhet të bihet dakord./ TIRANA TODAY

Tags: “Më mirëbebritaniaEvropëngjithë

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit
Bota

Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit

19:38 | 19/06/2025
Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve
Bota

Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve

17:24 | 19/06/2025
Next Post
U rrëfye te Hoxha se kishte helmuar vjehrrën, shtyhet vendimi për Marjana Çmetën

U rrëfye te Hoxha se kishte helmuar vjehrrën, shtyhet vendimi për Marjana Çmetën

Pse burrat shqiptarë e kanë zakon të shkëmbejnë duhan me njëri-tjetrin?

Pse burrat shqiptarë e kanë zakon të shkëmbejnë duhan me njëri-tjetrin?

“Po të prishet timoni” Maliqi paralajmëron Ramën: S’do i gëzosh 61 bashkitë

“Do jetë një Javë e Zezë”/ Paralajmëron deputeti: Nuk ka parlament, as mbledhje komisioni

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com