E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Pse “drejtësia” që kemi ende i nxit shqiptarët drejt vetëgjyqësisë?

Vdekja e parakohshme e një anëtari të familjes, shkatërron shpirtërisht gjithë të tjerët. Vuajtja bëhet dyfish më e madhe, kur ata që e larguan nga kjo botë, nuk marrin dënimin e merituar. Pavllo dhe Mira Mihali, prindërit e 22-vjeçarit Marvi Mihali i vrarë në gushtin e vitit 2017, gjatë një sherri banal për një karikues celulari, u endën prej muajsh dyerve të gjykatave, për të kërkuar drejtësi. Mundi i tyre u shpërble pjesërisht.

Dënimi fillimisht qesharak i njërit prej autorëve, u rishikua pas sensibilizimit të rastit në media,me arrestimin e 3 të tjerëve. Por pas dënimit me 78 vite burg për 4 autorët e vrasjes në shkallën e parë, Gjykata e Apelit e uli në dënimin në 55 vite burg, duke ndryshuar akuzën dhe rrethanat e vrasjes. Kjo indinjoi çiftin Mihali, që ka kërcënuar me Kanun dhe vetëgjyqësi, edhe pse të dy janë rritur në Tiranë, ku nuk ka ekzistuar ndonjëherë kjo traditë.

Po me vetëgjyqësi, kërcënojnë ditë pas dite, dhjetëra familjarë të viktimave të tjera, që nuk gjejnë dot drejtësi. Në rrethana të tilla, lulëzon edhe më tepër “tregu” i vrasjeve me pagesë, që vitet e fundit kanë shkaktuar gjithnjë e më shumë viktima. Sigurisht, deklarata të tilla janë në shumë raste emocionale, dhe jo të gjithë e vënë në zbatim vetëgjyqësinë.

Sidoqoftë, kur në Shqipëri nuk ka ende një drejtësi të vërtetë, vetëgjyqësia është “stacioni i fundit” ku tentojnë të ndalen të gjithë ata, pavarësisht nivelit kulturor dhe arsimor, që janë përvëluar nga humbja e parakohshme dhe e padrejtë e familjarit të tyre./ Tirana Today

Lexo edhe :   Stambolli bëhet destinacioni i parë i fluturimeve për shqiptarët
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...