E dini arsyen pse në disa vende vdesin më shumë njerëz nga koronavirusi? Studiuesit belgë e kanë gjetur një shpjegim. Ndonëse e gjithë bota përballet me COVID-19, jo të gjitha vendet preken në të njëjtën mënyrë.
Studiuesit nga Universiteti UGent janë të mendimit se ndryshimet gjenetike midis banorëve, shpjegojnë pse koronavirusi i ri vret më shumë njerëz në disa vende. Kërkuesit e UGent kanë arritur në përfundimin se ndikimi i koronavirusit përcaktohet nga karakteristika të caktuara gjenetike. Ata gjetën një lidhje të dukshme midis një gjeni (ACE1) dhe zhvillimit të COVID-19.
Sipas studiuesve, sa më shumë qytetarë të ketë polimorfizmin D (polimorfizmi që është variacioni midis individëve në sekuencën e gjeneve) të gjenit në fjalë, aq më pak vdekje regjistrohen në atë vend. COVID-19 goditi fort në veri të Italisë, Spanjë dhe SHBA.