E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Pse disa prej yjeve të show-bizzit, u ndalohet hyrja në disa vende të botës

Pavarësisht sa i famshëm mund të bëhesh, është e pamundur t’i bësh të të duan të gjithë. Disa nga aktorët, muzikantët dhe vipat më të njohur në botë, e kanë të ndaluar të udhëtojnë në disa vende të ndryshme në botë. Kështu këngëtarja amerikane Ledi Gaga nuk lejohet të hyjë në Indonezi që nga viti 2012.

Kjo pasi vendi me shumicë myslimane, nuk i miratoi rrobat shumë të ekzagjeruara që ajo kishte veshur. Ndërkohë ndalimi i aktorit britanik Sasha Baron Kohen nga Kazakistani nuk është shumë befasues, pas përshkrimit sarkastik të ish-republikës sovjetike në filmin e tij “Borat”. Por më vonë, qeveria kazake e mori me humor këtë film komedi, dhe vendosi t`a heqë ndalimin.

Këngëtarja amerikane, Majli Sajrus, e ka të ndaluar të shkojë në Kinë apo Republikën Dominikane, përkatësisht në vitet 2009 dhe 2014. Edhe Bred Pit ka pasur probleme me Pekinin pas filmit të tij “Shtatë vjet në Tibet”, ku e përshkruan pozitivisht Dalai Lamën e 14-të në një dritë pozitive.

Reperit amerikan Snup Dog, iu ndalua për 2 vjet hyrja në Norvegji. Shkak për këtë vendim ishte marijuana që iu gjet me vete në aeroport. Ekstravaganca ishte sërish arsyeja e ndalimit që Malajzia i bëri këngëtares amerikane Bijons. Autoritetet e vendit me shumicë myslimane, i cilësuan të tepruara zhveshjet e saj nëpër klipe dhe koncerte.

Ndërkohë, bashkëshortit të saj Xhej Z i është ndaluar hyrja në Kinë, pasi tekstet e këngëve të tij cilësohen si shumë “vulgare” për audiencën kineze. Aktori i njohur amerikan, Alek Balduin ka që në vitin 2009 një “llogari të hapur” me shtetin e Filipineve.

Baldiun, që vitet e fundit ka qenë i famshëm për imitimin e presidentit amerikan Donald Trump në “Saturday Night Live”, bëri 11 vite më parë një batutë ofenduese mbi prostitucionin në Filipine. Artisti kërkoi ndjesë, por dëmi ishte bërë, dhe atij iu ndalua hyrja në këtë vend.

Ashtu si Bret Pit, dhe regjisorit të filmit me në fokus Dalai Lamën, Martin Skorceze i është ndaluar hyrja në Kinë. Këngëtarit amerikan Kris Braun, iu ndalua hyrja në Kanada, Australi dhe Britaninë e Madhe, pas lajmit të dhunës fizike ndaj të dashurës së tij në atë kohë, këngëtares së njohur Rihana.

Problemet me rekordet kriminale dhe tekstet e dhunshme në këngët e tij, nxitën Kanadanë t’i mohonte hyrjen në vend Kërtis Xheksonit, i njohur ndryshe si “50 Cent”. Shumë vite më parë, grupi i famshëm britanik “The Beatles”, pati një zënkë me presidentin e Filipineve dhe gruan e tij, të cilën e ofenduan.

Zemërimi i mijëra filipinasve, i detyroi të largohen menjëherë nga vendi, madje ata u sulmuan ndërsa hipnin në avionin e tyre. Edhe grupi tjetër i famshëm ”Rolling Stones” u ndalua në një rast të hynte në Japoni, për shkak të akuzave për drogë.

Këngëtarja e re amerikane Selena Gomez, u ndalua të hyjë në Rusi në kuadër të një turneu botëror, dhe shkak u bë mbështetja e saj për të drejtat e homoseksualëve. Ajo do të performonte në Pallatin e Dimrit në Shën Petersburg, por qeveria ruse ia refuzoi vizën, nga frika se ajo do të fliste në koncert rreth komunitetit LGBT.

Mund të duket e habitshme, por gjatë aparteidit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela klasifikohej zyrtarisht si terrorist, dhe iu ndalua hyrja në SHBA. Kjo masë u shfuqizua vetëm në vitin 2008. Ndërkohe këngëtarit britanik Elton Xhon, iu ndalua të hyjë në Egjipt.

Këngëtari kishte vendosur të performonte në një koncert privat në këtë vend, por autoritetet e ndaluan. Të qenit homoseksual, mbështetja e tij për të drejtat e homoseksualëve, dhe kritikat e tij ndaj fesë islame, ndikuan mesa duket në këtë ndalim.

Këngëtari kanadezo-amerikan Xhastin Biber, e ka zemëruar disa herë qeverinë e Argjentinës. Në vitin 2013, Biber u akuzua për mosrespektim të flamurit kombëtar gjatë një koncerti. Pastaj në vitin 2015, këngëtari dyshohet se sulmoi një fotograf, dhe ndaj tij u lëshua një urdhër arresti. Megjithëse urdhri më vonë u shfuqizua, Biber nuk lejohet ende që të mbajë koncerte në Argjentinë.

Burimi i lajmit: https://twentytwowords.com/celebrities-who-were-banned-from-other-countries-for-crazy-reasons/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...