Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse Ballkani Perëndimor ka ende rëndësi për SHBA-në dhe Evropën

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse Ballkani Perëndimor ka ende rëndësi për SHBA-në dhe Evropën

Nga Faruk Ajeti “The Hill”

Ballkani Perëndimor, një rajon i përbërë nga 6 kombe të vogla evropiane, është më i vogël se Miçigani si sipërfaqe, dhe më pak i populluar sesa Nju Jorku. Historikisht, si një zonë e paqëndrueshme gjatë viteve 1990, ajo ka qenë një pjesë e rëndësishme dhe integrale për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Kjo dëshmohet nga ndërhyrja për të parandaluar spastrimin etnik, dhe për të promovuar një Evropë që mund të jetë vërtet e plotë dhe në paqe. Tre dekadat e angazhimit aktiv amerikan në këtë rajon, janë karakterizuar më shumë nga sukseset sesa dështimet.

Por angazhimi i vonuar i Amerikës në Ballkanin Perëndimor në fund të viteve 1980, kushtoi shumë jetë njerëzore. Mjafton të kujtojmë spastrimin etnik të ndërmarrë nga regjimi serb i Beogradit, dhe komentin e famshëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit Xhejms Bejker, se Shtetet e Bashkuara nuk kishin “qoftë edhe një qen në këtë luftë”.

Deklarata e tij, pasqyronte iluzionin e përhapur në atë kohë, se evropianët mund të ndërmerrnin një rol udhëheqës në ndalimin e dhunës së nxitur nga udhëheqësi serb i dorës së fortë Slobodan Millosheviç. Kjo ide u nda nga shumë liderë evropianë në atë kohë, duke kulmuar me deklaratën jashtëzakonisht naive të ish-ministrit të Jashtëm Luksemburg, Zhak Pos, se kjo do të ishte “ora e Evropës”.

Bashkimi Evropian, u tregua i paaftë të ndërmarrë veprime serioze për të ndaluar vrasjet sistematike në Jugosllavi, sidomos në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë. Vetëm brenda kornizës së NATO-s, dhe me angazhimin muskuloz amerikan, aleatët qenë në gjendje t’i jepnin luftën në Bosnjë në vitin 1995, dhe më pas të ndalnin spastrimin etnik në Kosovë në vitin 1999.

Ata që e njohin disi historinë, e kuptojnë se zhvillimet lokale në Ballkanin Perëndimor nuk janë kurrë të tilla. Rajoni mbetet një zonë gjeopolitike e lojtarëve të mëdhenj, ku që të gjithë ata shpesh kanë interesa kontradiktore dhe qëllime strategjike. Kur lojtarë si Rusia, tentojnë të rritin ndikimin e tyre, rezultati është përherë përkeqësimi i destabilitetin rajonal.

Ndërkohë angazhimi perëndimor, synon ta stabilizojë rajonin. Kina, si një lojtare e ri pa lidhje historike, ekonomike dhe kulturore me Ballkanin Perëndimor, po përpiqet aktualisht të forcojë ndikimin e saj ekonomik dhe politike, përmes projektit të saj “Një Brez, një Rrugë”.

Këtë po e bën nëpërmjet një platforme, që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Lindore, përfshirë një numër anëtarësh të NATO-s dhe kombeve të Bashkimit Evropian, në projekte të përbashkëta. Kur konflikti në Kosovë u bë i dhunshëm në vitin 1998, presidenti amerikan Bill Klinton, dërgoi 3 diplomatët e tij kryesorë, Robert Gelbard, Kristofer Hill dhe Riçard Hollbruk.

Vetëm kur amerikanët kritikuan pasivitetin e evropianëve, Brukseli caktoi ambasadorin Volfgang Petrish, diplomatin e lartë austriak në Beograd, si një të dërguar të veçantë për Kosovën. Shtetet e Bashkuara, janë tashmë më shumë aktive në rajon.

Kjo shihet tek emërimi i Matthew Palmer si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, dhe i Riçard Grenëllit, ambasadorit amerikan në Gjermani, si i dërguar special për dialogun Kosovë dhe Serbi. Këto dy lëvizje, nënvizojnë rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për diplomacinë amerikane.

Bashkimi Evropian, ka ndërmjetësuar bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, që kur ato rinisën në vitin 2011, por që nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Që nga fillimi i dialogut Beograd- Prishtinë, një gjë ishte mëse e qartë:procesit i normalizimi, duhet të përmbyllej me njohjen e ndërsjelltë reciproke të 2 shteteve.

Edhe pse dialogun Kosovë-Serbi e ka udhëhequr Brukseli, Uashingtoni ka luajtur një rol realisht të rëndësishëm. Kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin dhe ndajnë të njëjtin këndvështrim mbi Ballkanin Perëndimor, shumëkush sheh shpresë dhe përparim.

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian grinden mes tyre, në horizont shihet vetëm dështimi. Arritja e një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, dhe hyrja e tyre në Bashkimin Evropian, duhet të jetë një lloj “orë transatlantike” për partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.

Daniel Hamilton, një ekspert i shkëlqyer i këtyre raporteve, shkruan se interesat e përbashkëta transatlantike mund të “avancohen më së miri me një Amerikë që është një fuqi evropiane, dhe jo vetëm një fuqi në Evropë”. Tre dekada më parë, ish-ministri i Jashtëm austriak Alois Mok, bëri një zgjedhje të qartë.

“Ose këtë do ta bëjmë ne, ose do ta bëjnë të tjerët, por ndryshe”- tha ai, duke iu referuar bashkëpunimit me SHBA-në. Evropa e pas Luftës së Dytë Botërore, ishte një histori suksesi, pikërisht pasi u pa nga të dyja anët e oqeanit si një “orë transatlantike”, dhe nga një Amerikë si një fuqi evropiane, jo thjesht një fuqi në Evropë.

Shënim: Faruk Ajeti, është studiues në Fondacionin e Planit Marshall në Shkollën Xhon Hopkins të Studimeve Ndërkombëtare./ TIRANA TODAY 

Tags: Ballkani Perëndimordialogu Kosove-SerbievropeSHBA

TË LIDHURA

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat
Kryesore

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
“Dua të martoj djalin tim me mbesën tënde, ose do të ekzekutoj”, vritet 46-vjeçari në Greqi
Kryesore

“Dua të martoj djalin tim me mbesën tënde, ose do të ekzekutoj”, vritet 46-vjeçari në Greqi

13:49 | 22/03/2023
Procesi gjyqësor kthehet në “vetëgjyqësi”, 30 persona sulmojnë me thikë dy të tjerë
Kryesore

Procesi gjyqësor kthehet në “vetëgjyqësi”, 30 persona sulmojnë me thikë dy të tjerë

11:51 | 22/03/2023
Next Post
Pasojat e tërmetit/ Ambasada e SHBA-së: Ndihmë për çdo gjë që do na kërkoni

Shoqata e Siguruesve: Çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës

Rusi-Serbi/ Miqësi e madhe, por me pak besim ndaj njëra-tjetrës

Rusi-Serbi/ Miqësi e madhe, por me pak besim ndaj njëra-tjetrës

Mesazhe pajtimi nga LDK-ja: Diskutimet me Vetëvendosjen vazhdojnë shumë shpejt

Mesazhe pajtimi nga LDK-ja: Diskutimet me Vetëvendosjen vazhdojnë shumë shpejt

JU REKOMANDJOMË

Berisha: Infeksionet janë rritur 40 herë, Rama vjedh nga mëngjesi në darkë

E bojkotoi në Kuvend, Berisha: Rama nderoi Vjosa Osmanin me mungesën e tij

2 vjet ago
Rama zbulon kategoritë e studentëve që përfitojnë bursa

Rama zbulon kategoritë e studentëve që përfitojnë bursa

4 vjet ago
Temperaturat zbresin në minus në vendin tonë, priten reshje shiu dhe dëbore

Temperaturat zbresin në minus në vendin tonë, priten reshje shiu dhe dëbore

2 vjet ago
Video/“Oj nënë pse më bëre”, historia prekëse e Florindës. Jeton me tre fëmijë në një kasolle në pyll

Video/“Oj nënë pse më bëre”, historia prekëse e Florindës. Jeton me tre fëmijë në një kasolle në pyll

4 vjet ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com