Ekonomi

PS nuk ndal koncesionet/ Ahmetaj: Do të vazhdojnë

               Publikuar në : 17:28 - 07/02/19 S.N

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koncesionet do të vazhdojnë të jenë një instrument i rëndësishëm.

I ftuar në “Top Talk”, Ahmetaj tha se koncesionet do të vazhdojnë, ndërsa shtoi se do të reduktohen ofertat e pakërkuara.

“PPP do të vazhdojnë të jenë instrument i rëndësishëm. Po përafrojmë variantin e ligjit ku po reduktojmë ofertat e pakërkuara, pasi mendojmë se administrata ka mundësi që të bëjë oferta të kërkuara vetë, sidomos për infrastrukturën”, u shpreh Ahmetaj.

Ish-ministri nënvizoi se për “porte, aeroporte dhe HEC-e, do të vazhdojnë ofertat e pakërkuara”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT