Prej ditësh, PS ka ‘ndezur motorët’ për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare. Sot përfaqësuesit e PS-së kanë qenë të pranishëm në njësinë nr.13, ku kanë organizuar strukturat në këtë zonë.
Në radhët e socialistëve midis Elisa Spiropalit dhe Pandeli Majkos ishte edhe aktori i humorit Gaz Paja.
Dihet tashmë që aktori i “Portokalli”-së njihet për mbështetjen dhe angazhimin e tij ndaj PS-së, por ende nuk dihet çfarë roli ka.
Spiropali ka njoftuar në Facebook se finalizuan konstituimin e Këshillit Socialist të kësaj njësie. Sipas saj, procesi i riorganizimit në PS, ka dhe do të ketë vetëm komunikimin, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve.
Statusi
?| Me Pandin, Ervinin dhe strukturat organizative të Njësisë 13, finalizuam konstituimin e Këshillit Socialist të kësaj njësie.
Urime Danielit në detyrën e kryetarit, energjia e të cilit do të përvijojë me realizimin e punëve të mira.
Procesi dinamik i riorganizimit në #PSTIRANË thelb të punës së kaqkohshme ka patur, ka dhe do të ketë vetëm komunikimin, vullnetin, vëmendjen e shtuar ndaj qytetarëve me qasjen progresiste: të shërbejmë, që të drejtojmë!