PS konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit, ka bërë 36 vota deri tani

Partia Socialiste ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Siç raporton News24, mësohet se mazhoranca ka mbledhur deri tani 36 firma deputetësh për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Ndërkohë pritet që kjo nismë e grupit parlamentar socialist  të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u miratua programi i  punës së Kuvendit për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nisi pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.