E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

“PS-ja lëshoi deri në vetëlëndim për paktin e 5 Qershorit”, Rama jep sinjalet e radhës

Marrëveshja e 5 qershorit, e dakordësuar mes PS dhe PD me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, do të miratohet në seancën e ditës së sotme. Në fjalën e marrë në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se PS-ja në raport me PD-në ka lëshuar më shumë, madje deri në vetëlëndim.

Duke folur për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, Rama tha se PS nuk ka lidhje me diktaturën. Nga foltorja e Kuvendit, ai u ka bërë thirrje deputetëve të pranishëm që të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur nga të gjitha palët politike për Reformën Zgjedhore.

“Të gjithë demokratëve që besojnë te Basha dhe PD-ja, apo të tjerëve në ato rreshta, por që i janë bashkuar PD-së, u them sot se kjo është Partia Socialiste, këta jemi ne që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat, përrallat dhe legjendat për diktatura.

Në çdo stacion nuk ka qenë PD-ja, por PS-ja qoftë në opozitë apo pushtet, që ka qenë ana tolerante, lëshuese deri në vetëlëndim, se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej sikur u vetëlëndua nga heqja e raundit të dytë.

Po ta shikosh me logjikë të ftohtë, është vetëvrasje politike, që një forcë shumice të heqë dorë nga raundi i dytë në një moment të caktuar.

Mund ta kujtojë Murrizi kur PS-ja u tërhoq nga raundi i dytë, balotazhi, një çmenduri, por nëse e shikojmë ku po përpiqem të them këtë mesazh, e kundërta do të ishte e çuditshme, që PS-ja të thoshte; JO”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...