E enjte, 21 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

PS fiton në Kolonjë, shënon rezultatin më të lartë në zgjedhjet e përgjithshme

Partia Socialiste dhe kandidatja e saj për deputete në qarkun e Korcës, Olta Xhaçka, shënojnë super rezultat në Kolonjë në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar jo vetëm garën por njëherësh duke rritur ndjeshëm nr e votave të marra krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.

Në Kolonjë, rrethi, i dyti më i madh në vend për nga shtrirja territoriale, sipas informacioneve zyrtare pranë ZAZ 75 në qarkun e Korcës, Partia Socialiste ka marrë 53.3% të votave, përkundrejt 43% të votive tw marra në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 apo 49% në zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Procesi i numërimit për 29 qendrat e votimit në Kolonjë ka përfunduar pak minuta më parë dhe Partia Socialiste ka rezultuar fituese me 3 666 vota ose 20% më shumë sesa opozita, e cila ka shënuar rënie të ndjeshme në Kolonjë, pavarësisht se numri i votuesve në këto zgjedhje ka qenë më i vogël.

Rezultati i Partisë Socialiste, që në zgjedhjet e 25 prillit u pëfaqësua në Kolonjë nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka u prit me entuziazëm jo vetëm nga mbështetës të PS por edhe nga dhjetra qytetarë të Kolonjës, të cilët shprehën më votë mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste dhe ministren Xhaçka, e cila rikthehet nw qarkun e Korçws pas dy mandateve si deputete e kwtij qarku nw vitet 2009 dhe 2013.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy satelitët e Shqipërisë në hapësirë/A po imiton Rama projektin e Erdoganit?

Dy satelitët e Shqipërisë do të lëshohen në hapësirë në mars dhe qershor. Kryeministri Rama publikoi një video, ku diskutohet për planin e qeverisë...

Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, pranga 57-vjeçarit. Dalin dyshimet e para

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka goditur kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj. Pas hekurave...

Shto ujë e shto…komisione

Nga: Skënder Minxhozi Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me "Foltoren" e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm...

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...