Kryesore

PS çon në Kolegjin Zgjedhor 4 padi për rezultatin e 30 qershorit

               Publikuar në : 16:28 - 12/07/19 user tir

Partia Socialiste ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor katër padi për rezultatin e 30 qershorit. Bëhet fjalë për mandatet për katër këshilla bashkiakë, për të cilat PS kërkon shpërndarjen. Konkretisht paditë janë për bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

PS i kërkon Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet pasi kjo gjë kërkon 5 vota në KQZ, ndërkohë që kryetari Klement Zguri voton kundër. “BalkanWeb” raporton se PS-ja do të dërgojë në Kolegj padi për të gjitha bashkitë për të njëjtën arsye. Duket se vota kundër e Zgurit, bllokon marrjen e bashkive nga kryetarët e dalë nga 30 qershori, pasi ata nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT