E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Provoni të bëni betejë politike me tërmetin

Nga: Mero Baze

Përvjetori i tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ka mobilizuar opozitën të gjejë ndonjë mangësi për të akuzuar Qeverinë. Dhe besoj ka plot të të tilla. Ka njerëz që vazhdojnë jetojnë në çadra, të tjerë që janë të pakënaqur me ritmin e ndërtimit të shtëpisë, të tjerë që kanë rezerva për cilësinë e ndërtimit, se nuk e duan më me blloqe betoni, siç e kishin, por me termoizolim dhe tulla, e plot të tilla. Kudo që të shëtisësh në zonat ku ka rënë tërmeti, do të mjaftonte shoku psikologjik i një viti më parë, që të gjesh ende njerëz që ankohen për atë që ndodhi.

Nëse opozita e ka sa për të larë gojën, meqë është përvjetori, nuk është problem, mund ta bëjë.

Por nëse do të bëjë betejë politike me tërmetin, tani duhet të mendohet mirë, pasi do të jetë vonë kur të fillojë të ankohet se Edi Rama po përdor investimet për tërmetin në fushatë elektorale.

E duam apo jo Edi Ramën, historia e përballjes së tij me tërmetin, është histori unike e një lideri që i vuri gjoksin dhe ja doli. Hapini arkivat, se janë ende onlinë videot e tmerrit, që brenda javës njerëzit u sistemuan në hotele luksoze pa u munguar asgjë dhe qëndruan aty deri në fund të dimrit. Gjithë njerëzit e ngelur pa shtëpi u sistemuan me qira me bonus nga Qeveria, ndërsa vazhdonte inventarizimi i dëmit.

E mbani mend Edi Ramën herë si babagjysh, e herë si karagjoz, herë si kujdestar kopshti, e herë si juventin, herë që ndihmonte dikë që i kishte humbur gruaja, e herë dikë që nuk i pranonin qenin në hotel, se si e mbajti ndezur atmosferën e shpresës në një dimër të zymtë, ku Sali Berisha bërtiste nga mëngjesi në darkë, “vdekje, vdekje, vdekje”, “kanë fshehur të vdekur”, “po vdesin”, “do vdesin”, i “vdiq qeveria”, “i vrau “Edi Mafia”.

Edi Rama nuk është përgjegjës për tërmetin dhe as pasojat e tij, ndaj dhe mund të mos i vinte gjoksin duke premtuar se do t’ua ndërtojë të reja të gjitha shtëpitë. Shumë vetë afër tij e dëgjonin të tmerruar këtë premtim.

Por më 17 shkurt, vetëm tre muaj më pas, ai arriti një fitore personale, duke lobuar nga mbretërit e princërit më autoritarë të botës arabe, tek presidentët Perëndimorë, nga Erdogani tek Mitcotaqis, nga Conte tek Macroni, dhe i dha Shqipërisë 1,15 miliardë euro.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

Sikur të mos kishte ndodhur më pas pandemia, kjo do ishte një histori më vete e zhvillimit të ri të Shqipërisë.

Tërmeti në fund të fundit, është një inventar dëmesh njerëzore dhe materiale. Dëmet njerëzore nuk i kthejmë dot pas.

Dëmet materiale Edi Rama jo vetëm që i ka garantuar që po i kthen, por po e përdor këtë si një shans për të rikualifikuar zona urbane dhe për të përmirësuar standardet e ndërtimit aty ku është bërë dëm.

Në mënyrë simbolike një vit pas tërmetit, ai nënshkroi dhe marrëveshjen e lëvrimit të fondeve për dy mijë banesa të reja nga Emiratet e Bashkuara, ndërkohë që Sali Berisha ulërin se ai ka ikur të bëjë vaksinën anti COVID, fshehur me çarter.

Lexo edhe :   Dokumenti/ Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë me Pfizer për vaksinën

Përveç rindërtimit, parashikohen fonde për trashëgiminë kulturore, që mund të nxjerrë në dritë amfiteatrin e Durrësit dhe të t’i japë hov turizmit kulturor në pellgun e  Tiranës.

Nëse opozita e ka seriozisht që Qeveria ka dështuar me tërmetin, atëhere le të provojë të bëjë fushatë elektorale me këtë tezë. Do ketë plot aktorë që mund t’i përdorë, militantë të PD që duan më shumë partinë se shtëpinë, por ballafaqimi i saj me shoqërinë në këtë pikë, mund ta fundosë dhe më thellë se sa është në këto momente.

Beteja politike me tërmetin nuk është si beteja me pandeminë. Të dyja janë të pandershme si beteja politike, se janë fatkeqësi natyrore, por tërmeti është një betejë tashmë e fituar në mënyrë spektakolare, ndërsa pandemia një betejë në kulmin e saj, nga e cila nuk dihet si do dalim.

Mund të bëni betejë me kufomat e pandemisë, siç po bëni, meqë doni patjetër vdekjen si motiv të politikës së PD. Mund të publikoni foto nga morgu, dhe mund të lini një kameraman në Sharrë, se ka varrime përditë. Nuk di kush u është mirënjohës për këtë, por meqë Berisha vetëm vdekjen pret, me vdekjen merret.

Por me tërmetin bëni pak kujdes, nëse doni ta ktheni në betejë politike. Do të jetë vonë kur ta kuptoni se e vetmja godinë që mund të shkatërrohet një vit e ca pas tërmetit, do të jetë ajo e  SHQUP-it.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Nëse amerikanët do të dëshironin të shihnin degradimin e imazhit të vendit të tyre pas 4 viteve të presidencës Trump, do...

Skeda e pasurisë/ Si i trefishoi të ardhurat ish-ministri, Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor...

10 vite nga vrasjet e 21 janarit, Braçe: Pushkatuesit janë të lirë

Zëvendës kryeministri, Erjon Braçe ka kujtuar ditën e sotme 10 vjetorin e vrasjes së viktimave të 21 janarit 2011. Braçe shprehet se për këto vrasje...

Tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh trondit Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudëi 7.0 ballë tronditi sot pjesën e Filipineve jugore.  Thellësia e tërmetit ishte 95.8 kilometra poshtë detit, ndërsa epiqendra...

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të...