E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

“Protestuesit vijnë dhe ikin bark bosh, ndërsa organizatorët pinë verë”

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari i ftuar në ‘Fax news’ ka komentuar protestën që u zhvillua ditën e sotme nga opozita.

Gjithashtu, ai ka folur dhe për akuzat nga PD për gazin lotsjellës, të cilët shprehen se ka veti helmuese.

Sipas Havarit, protestuesit përdoren nga opozita, e për rrjedhojë duhet të ndërgjegjësohen, të distancohen nga klasat politike.

Policia u përball me një grup njerëzish qorra që nuk e dinin ku po shkonin. Protestuesit po përdoren nga opozita. Protestuesit vijnë barkbosh dhe ikën barkbosh, kurse organizatorët ikin në restorant dhe ushqehen dhe pinë verë të bardhë dhe hanë peshk se mishi i kuq u bën keq. Populli duhet ti thërrasë ndërgjegjes deri kur do të vazhdojë të shpresojë prej tyre, duhet të ngrihet vetë sic bënë gjithë bota, të distancuar nga kjo klasë politike.”

Ndërkohë, ai ka folur dhe rreth sjelljes së policisë, duke thënë që ata janë provokuar nga protestuesit, dhe nuk ka ndodhur e kundërta.

Përsa i përket akuzave të PD që mund të kenë përdorur gaz lotsjellës helmues, Havari nënvizon se nëse diçka e tillë ka ndodhur ata mbajnë përgjegjësi ligjore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...