E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Protestuesit serbë ‘pushtojnë’ televizionin shtetëror, ndërhyn policia (Video)

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), ku u futën gjatë protestës “një në pesë milionë” në Beograd dhe kërkuan që organizatorëve të protestës t’iu jepet hapësirë në televizionin publik.

Shefi i policisë së Beogradit, Millan Staniq, u kërkoi udhëheqësve të opozitës serbe që të largohen nga ndërtesa e RTS-it dhe tha se ka marrë urdhër nga ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, që t’i dëbojnë nga ndërtesa.

Stefanoviq iu drejtua publikut, duke thënë se tubimet janë të lejuara, “por jo duke dëmtuar pronën apo duke shkaktuar frikë”.

“Shtetit do t’i duhet të përgjigjet dhe secili që ka kryer dhunë në RTS do të përgjigjet. U bëj thirrje të gjithëve që kanë hyrë në RTS të shpërndahen në mënyrë të qetë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur gazetarët e RTS-it. I bëj thirrje Aleancës për Serbinë (v.j. bllokut opozitar) që të ndalojë dhunën dhe të gjithë ata që kanë hyrë, të largohen nga ndërtesa e RTS-it”, tha Stefanoviq.

Një nga udhëheqësit e bllokut opozitar Aleanca për Serbinë, Boshko Obradoviq, i hodhi poshtë deklaratat e Stefanoviqit, duke thënë se nuk ka dhunë dhe se asgjë nuk bëhet kundër ligjit, shkruan REL.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Folësit në to përsërisin çdo javë kërkesën kryesore për dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Moto e protestës “Një në pesë milionë” është nxjerrë nga komentet e Vuçiqit për protestat, i cili ka thënë se ai “nuk do të përmbushë asnjë kërkesë, edhe sikur të mblidhen pesë milionë vetë në rrugë”.

Lexo edhe :   “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, 18-vjeçari tmerron qytetarët në Golem

Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Lexo edhe :   “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, 18-vjeçari tmerron qytetarët në Golem

Muajin e kaluar, Freedom House – organizatë ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në botë – ka publikuar raportin vjetor, në të cilin e ka degraduar Serbinë nga kategoria e vendeve të lira në vend pjesërisht të lirë. /REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...