E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Protestuesit në burg, LSI tregon se çfarë do të ndodhë me Ramën

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka komentuar vendimin e marrë sot për protestuesit e 13 prillit. Pas vendimit të Gjykatës për të lënë në burg 3 nga 37 protestuesit e opozitës, ish-deputeti përshkruan se në vend të tyre duhet të ishte kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mjaft i revoltuar, ai shkruan në Facebook se në burg mbahen protestues të cilët janë hedhur në revoltë për të drejtën e tyre, e ndërsa janë lënë të lirë grabitësit shtetësor në Rinas e jo vetëm. Sipas tij, koha e Ramës ka mbaruar, dhe se qytetarët duhet të vendosin.

“Mbahen në burg protestues të cilët protestojnë për drejtën e tyre, dhe lihen të lirë grabitësit shtetëror në Rinas, hajdutët e Unazës së Re, trafikantët e drogës.

Sot para gjykatës duhet të ishte Edi Rama dhe Sandër Lleshi, për grabitjen shtetërore në Rinas, për dhunën dhe gazin helmues të hedhur kundër qytetarëve. Edi Rama nuk mund të trembë një popull të tërë me arrestime politike. Koha e Edi Ramës ka mbaruar, është koha e qytetarëve”, përfundon komentin Braimllari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...