E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

Protestuesit futen brenda Ministrisë së Financave, thyejnë dyert e insitucionit

Një grup protestuesish kanë marshuar drejt Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ata kanë thyer dyert e këtij institucioni dhe janë futur brenda. Protesta po zhvillohe në disa zona të kryeqytetit, çka ka shkaktuar një kaos të madh.

Kjo është dita e dytë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i cili u ekzekutua dy netë më parë nga një efektiv policie.

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat njoftoi se Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kishte paraqitur dorëheqjen. Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se drejtësia do veprojë lidhur me vrasjen e të riut.

Klodian Rasha u ekzekutua këtë të martë, më 8 dhjetor. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...