Gjykata e Fierit ka liruar 4 personat të cilët protestuan në datën 9 mars, kundër kryeministrit Rama.
Gjatë paradites së sotme, Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Behar Xhelon 56 vjeç, Besnik Jaupajn 56 vjeç, Gezim Ballën 56 vjeç dhe Hysen Hoxhë, 59 vjeç.
Ata akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.