E diel, 12 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Protestat/ Tha se do nxirrte ushtrinë në rrugë, tërhiqet Trump

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Pas kërcënimeve në adresë të shteteve se do të dërgonte ushtrinë për të shuar protestat, Presidenti Donald Trump duket se po tërhiqet nga deklaratat e tij.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se përgjigja ndaj demonstratave në të gjithë vendin tregon se qeveritë lokale duhet të jenë në gjendje ta rivendosin vetë rendin.

Ndryshimi vjen ndërsa protestat në Uashington dhe qytete të tjera vazhduan relativisht të qeta të martën mbrëma, një kontrast i dukshëm me përplasjet e ashpra jashtë Shtëpisë së Bardhë natën e së hënës.

Presidenti synonte ta bënte përdorimin e forcës së ashpër në kryeqytetin Uashington një shembull për pjesën tjetër të vendit, tha të martën një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Departamenti i Mbrojtjes ka hartuar plane rezervë për aktivizimin e ushtrisë me detyrë aktive nëse është e nevojshme.

Dokumentet e Pentagonit të para nga agjencia e lajmeve Associated Press tregojnë se si ushtarët e një divizioni të ushtrisë ishin planifikuar për të mbrojtur Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesat e tjera federale nëse situata e sigurisë në kryeqyteti do të përkeqësohej dhe Garda Kombëtare nuk do të mund t’i siguronte këto objekte.

Por interesimi për të ushtruar këtë autoritet të jashtëzakonshëm federal duket se ka rënë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithëse masat e përdorura në demonstratat e Uashingtonit u vlerësua nga disa mbështetës të Presidentit Trump, një pjesë e vogël e republikanëve shprehën shqetësimin se oficerët e zbatimit të ligjit kishte rrezik të shkelnin të drejtat e protestuesve që mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës.

Edhe Sekretari i mbrojtjes u distancua nga vendimi i Presidentit Trump për të ecur nëpër Parkun Lafayette për të bërë një foto përpara një kishe, pasi zona të ishte spastruar nga protestuesit.

Shefi i Pentagonit, Mark Esper, i cili eci me zotin Trump drejt Kishës së Shën Gjonit të hënën në mbrëmje, tha se ai nuk e dinte se ku do të shkonte grupi i drejtuar nga presidenti.

“Nuk e dija se ku po shkoja,” tha zoti Esper për NBC News. Ai tha se priste të shikonte dëmtimet që i ishin bërë një banjoje që ishte vandalizuar në Parkun Lafayette, përballë Shtëpisë së Bardhë dhe të bisedonte me trupat e Gardës Kombëtare të pozicionuara atje.

Të hënën mbrëma, gjendja në Uashington u përshkallëzua. Gati 30 minuta para orës 7 pasdite, kur në Uashington do të fillonte ora policore, oficerët e policisë zmbrapsën protestuesit me bombola tymuese dhe spray djegës.

“D.C nuk pati probleme mbrëmë. Pati shumë arrestime. Punë e shkëlqyer e bërë nga të gjithë. U përdor forcë mbizotëruese. Dominim”, tha zoti Trump të martën, pas një nate në të cilën forcat e armatosura rëndë dhe oficerët federalë mbushën qytetin.”

(Faleminderit Presidentit Trump!),” shtoi zoti Trump në komentet e tij në Twitter.

Përplasja pasoi një fundjavë demonstrimesh jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti ishte zemëruar me imazhet që tregonin zjarre në parkun jashtë rezidencës ekzekutive dhe ku Shtëpia e Bardhë dukej e errësuar në sfond, sipas disa zyrtarëve aktualë dhe ata të fushatës Trump.

Ai gjithashtu u zemërua për mbulimin mediatik që zbulonin se ai ishte marrë nga Shërbimi Sekret për t’u çuar në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave të së premtes.

Në një fjalim të hënën në Kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ai u bëri thirrje zyrtarëve të rrisin praninë e Gardës Kombëtare për të shuar protestat.

Nëse ata nuk e bëjnë këtë, tha Presidenti Trump, ai do të dërgonte ushtrinë në shtetet e tyre – një hap që është ndëamarrë rrallë në historinë moderne amerikane.

Lexo edhe :   Rikthehen protestat në Serbi, qindra njerëz përleshen me policinë jashtë parlamentit
Lexo edhe :   Komshiq: Protestat në Beograd kanë të bëjnë me Kosovën

Qeveria federale u ka dhënë shteteve të prekura një listë me trupa dhe pajisje të Gardës Kombëtare nëse u nevojiten, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari shtoi se mesazhi i zotit Trump drejtuar guvernatorëve ishte që nëse ata nuk përdorin të gjitha mjetet në arsenalin e tyre, atëherë nuk duhet të presin një përgjigje pozitive ndaj çdo kërkese për fonde ederale për të ndihmuar në pastrimin e pasojave dhe rimëkëmbjen.

Të hënën, 715 ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror mbërritën në zonën e kryeqytetit në rast se situata në Uashington do të përshkallëzohej.

Ata janë të stacionuar në Bazën Andrews në Merilend dhe Fort Belvoir në Virxhinia. Dy batalione të tjera, me gjithsej 1.300 trupa, janë në gatishmëri në Fort Bragg në Karolinën e Veriut, sipas dokumenteve të para nga AP. Plani mban emrin Operacioni Themis.

Ushtarët në gatishmëri në zonën e Uashingtonit janë të armatosur dhe kanë mjete mbrojtëse për trazirat si dhe bajoneta. Pas raportimit nga AP për bajonetat, erdhën urdhra që ushtarët nuk do të kishin nevojë për to, sipas dy ushtarëve të batalionit që folën në kushte anonimiteti.

Ideja se mund të përdoreshin bajonetat në përballjen me civilët provokoi një zhurmë në mediat sociale dhe mes disa anëtarëve të Kongresit.

Zyrtarë të administratës kanë pranuar privatisht se ngjarjet e së hënës nuk i bënë mirë imazhit të administratës.

Disa ligjvënës republikanë, zakonisht mbështetës të presidentit ose që të paktën nuk e kritikojnë atë publikisht, thanë se zoti Trump kishte shkuar shumë larg në komentet për përdorimin e forcës për të spastruar rrugën para vizitës së tij në kishë.

“Njerëzit nuk kanë të drejtë për trazira, nuk kanë të drejtë të shkatërrojnë pronat e të tjerëve dhe asnjë të drejtë të hedhin gurë ndaj policëve”, tha senatori republikan i Nebraskës, Ben Sasse. “Por kanë një të drejtë themelore kushtetuese për të protestuar, dhe unë jam kundër shpërndarjes së një proteste paqësore për të bërë një foto, diçka që e trajton Fjalën e Zotit si propagandë politike.”

Ish nënpresidenti Joe Biden, që pritet të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidat presidencial, tha për foton e zotit Trump me Biblën në dorë: “Thjesht do të dëshiroja që ai ta hapë atë ndonjëherë.”

Ishte Prokurori i Përgjithshëm William Barr ai që dha urdhrin për të shpërndarë protestën përpara se presidenti të ecte në këmbë drejt kishës, para fillimit të orës policore.

Një person që e njihte çështjen tha se vendimi ishte marrë më herët të hënën, por nuk ishte ekzekutuar para se Barr të arrinte në Parkun Lafayette për të inspektuar vendin. Ai e dha urdhrin gojarisht.

Pasi demonstruesit ishin nxjerrë nga parku, Presidenti Trump doli nga Shtëpia e Bardhë me disa zyrtarë, duke përfshirë zotin Esper dhe Gjeneralin Mark Milley, kreun e Shtatmadhorisë.

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes u thanë gazetarëve se as Milley nuk ishte në dijeni se Policia e Parkut dhe forcat e rendit kishin marrë një vendim për të spastruar sheshin ose që Presidenti kishte në plan të vizitonte kishën.

Ata kishin qenë në Uashington për t’u koordinuar me zyrtarët federale të zbatimit të ligjit por u ishte thënë të shkonin në Shtëpinë e Bardhë për të informuar zotin Trump mbo përgatitjet ushtarake, thanë zyrtarët. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Dielli do të lindë përsëri”/ Hashim Thaçi viziton varrin e Adem Jasharit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e Adem Jasharit, dy ditë para nisjes për në Hagë. “Jam sonte këtu në Prekaz për të...

Listat e hapura kërkojnë ndryshime në kushtetutë, sipas një eksperti ndërkombëtar

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin...

Japoni/ Dhjetëra viktima nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Ka shkuar në 63 numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë. Sipas agjencisë së...

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...