E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Protestat për Klodian Rashën/ Këshilli i Evropës lëshon thirrjen e fortë

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ka përcjell një reagim në lidhje me protestat disa ditore që ndodhën për të riun, i cili u vra një efektiv policie. Mijatoviç shprehet se duhet parandaluar dhuna policore, dhe të mbështetet e drejta për lirinë e tubimit paqësor.

“Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në demonstratat e policisë dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës. Komisioneri rithekson që policimi i demonstratave duhet të bazohet në komunikim dhe bashkëpunim me organizatorët dhe pjesëmarrësit në demonstrata dhe duhet të synojë në përshkallëzimin e tensioneve”, tha ajo.

Mijatoviç, duke vënë në dukje se shumica e personave të ndaluar janë liruar, u bën thirrje autoriteteve të shpejtojnë lirimin e çdo protestuesi paqësor të mbetur, që mund të jetë akoma në paraburgim. Sipas saj, policia duhet të bëjë dallimin midis individëve të përfshirë në dhunë dhe atyre që demonstrojnë në mënyrë paqësore.

“Për më tepër, çdo ndalim i fëmijëve duhet të kryhet vetëm si një masë e fundit dhe duhet të respektojë plotësisht të drejtat e tyre procedurale, duke përfshirë të drejtën për t’u pyetur vetëm në prani të një avokati ose njërit prej prindërve ose kujdestarëve të tyre”, thuhet në deklaratë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...