E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Protestat nё Algjeri: Fillimisht paqёsore, mё pas brutale

Ishin protetstat mё tё ashpra deri tani kundёr presidentit nё moshё tё thyer Bouteflika: Dhejtra mijёra protestuan paqёsisht vetёm nё Algjer, edhe pse autoritet donin t’i ndalonin. Por mё pas atmosfera u pёrshkallёzua.

Pёrleshje nё rrugё, 200 tё plagosur, njё muze i plaҁkitur: Nё valёn e protestёs masive kundёr presidentit Abdelaziz Bouteflika shpёrtheu dhuna. Nga njё spital nё kryeqytetin Agjer u njoftua, se janё shtruar mbi 100 ciivlё. Disa kíshin asifksuar prej gazit lotёsjellёs, tё tjerё ishin plagosur prej gurёve dhe tё shtёnave me plumba gome. Autoritetet aljeriane tё rendit njoftuan pёr mё shumё se 100 policё tё plagosur.

Tё premten (08.03) nё shumё qytete tё Algjerisё njerёzit protestuan nё mёnyrё masive paqёsisht. Kjo ishte demonstrata e mё e madhe qёkurse kanё nisur protestat para mё shumё se tri javёsh. SIpas tё dhёnave pjesёmarrja ka qenё nga dhjetra mijёra deri nё qindra mijёra vetё. Nё qendёr tё kryeqytetit Algjer rrugёt dhe sheshet ishin mbushur me protestues, ndonёse autritetet pёrmes shumё mёnyrash u pёrpoqёn t’i  ndalojnё demonstruesit.

Nё fund tё demonstratave shpёrtheu dhuna dhe pёrleshjet me policinё. Gjatё trazirave u plaҁkit muzeu pёr artin e vjetёr dhe atё silamik nё Algjer prej nga u vodhёn “objekte dhe iu vu flaka zyrave” vuri nё dukje Ministria e Kulturёs. Pёr kёtё janё pёrgjegjёs “kriminelёt”, tё cilёt kanё vepruar duke u mbrojtur prej demonstratave masive, thuhet nё komunikatё. Imazhet tregojnё mjedise tё djegura dhe vitrina tё shkatёrruara. 195 vetё anё arrestuar. Ministria e cilёsoi kёtё “njё krim ndaj trashёgimisё historike”.

Njё ditё mё parё nё  universitetet algjeriane u shpallёn pushime semestrale pёr gati katёr javё. Me kёtё Ministria Arsimit synon tё kufizojё demonstratat e mёtejshme, sepse nё to marrin pjesё kryesisht studentёt.

Nё mbarё vendin vazhdimisht protestohet qё nga fundi i shkurtit kundёr presidentit 82 vjeҁar Bouteflika . Kreu i shtetit ёshtё prej 20 vjetёsh nё post dhe do tё rikandidojё pёr zgjedhejt presidneciale mё 18 prill. Kjo do tё ishte periudha e pestё legjislative e tij. Kundёrshtarёt kanё dyshim, se ai nuk ёshtё nё gjendje ta drejtojё kёtё post. Pas njё hemoragjie cerebrale Bouteflika lёviz me karrocёn e invalidit dhe ka probleme nё artikulim. Presidenti i moshuar ndodhet qё prej dy javёsh pёr trajtim mjekёsor nё Gjenevё. Eshtё e paqartё se kur do tё kthehet ai nё Algjeri. Qёkurse kanё nisur protestat ai shprehet pёrmes deklaratve qё i lexojnё tё tjerёt pёr tё.

Imazhet aktuale tё kujtojnё skenat e pranverёs arabe para tetё vjetёsh, kur protestat masive sollёn pёrmbysje nё vendet fqinjё. Asokohe nё Algjeri gjendja ishte e qetё. Bouteflika pёr njё kohё tё gjatё ёshtё konsideruar si faktor stabiliteti, i cili e ribashkoi vendin pas luftёs sё pёrgjakshme civile nё vitet 1990./DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...