Ka filluar protesta e banorëve të Astirit, të cilët ndodhen në ditën e 137 të protestës për mbrojtjen e banesave të tyre.
I pranishëm mes banorëve protestues është ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, si dhe qytetarë të të tjerë që kanë zgjedhur të mbështesin protestuesit.
Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërsa veç forcave të policisë të cilët kanë qënë të shtuar në numër, janë parë dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejt.
Sipas ‘Fax News’, situata është shumë e tensionuar pasi ka informacion se forcat e ndërhyrjes së shpejtë do të ndërhyjnë për të penguar protestën.
Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu falenderoi të gjithë qytetarët që i janë bashkuar kësaj proteste mbrëmjen e ditës së sotme.
Kujtojmë që policia ka shoqëruar në komisariat 6 persona, ndërkohë që mbrëmje e djeshme ndryshe nga netët e tjera protesta ka qenë e zgjatur në kohë për shkak të forcave të shumta të policisë.