Prej ditësh, banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë protestojnë kundër vendimit për shembjen e banesave të tyre, për efekt të punimeve në këtë aks. Njëzëri ata thonë se nuk do të lejojnë prishjen e banesave, deri në marrjen e dëmshpërblimit.
Një prej banorëve është përplasur dhe me deputeten demokrate Orjola Pampuri, e cila kishte shkuar që t’i mbështeste për kauzën e tyre. Banori u shpreh se deputetja ishte shumë e vonuar.
‘’Jeni shumë e vonume, po më mirë vonë se kurrë”, ia kthen një nga protestuesit. “Unë jam nënë, dhe është e tmerrshme që qytetarëve t’iu hiqet e drejta e pronës. Nëse ata kanë vendosur që të çojnë deri në fund planin e tyre, atëherë le të kompesojnë me çmimin e tregut këto banesa. Unë jam nënë, dhe e di që paratë me të cilat ju keni ngritur banesat tuaja, janë para gjaku”, u shpreh Pampuri.
https://tiranatoday.com/femije-e-te-moshuar-bllokojne-rrugen-ne-astir-kurre-mos-u-ngopshin-me-mire-te-na-hapin/