E shtunë, 25 Shtator, 2021
8.5 C
Tirana

Protesta/ Përplasja protestues-polici, reagon presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e sotme të opozitës, e cila po vijon me një përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Kreu i Shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe evitimin e konfrontimeve, ndërsa ndjek me shqetësim zhvillimet.

“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, bëhet me dije nga Presidenca.

Deri në orën 13:30 protesta ka vijuar e qetë por më pas ka pasur konfrontim mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek parlamenti, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës disa herë si dhe me ujë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...