E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Protesta/Kreshnik Spahiu nxjerr pamjet kur një i ri tërhiqet zvarrë (VIDEO)

Ish-kreu i “Aleancës Kuqezi”, Kreshnik Spahiu, ka publikuar një video me pamje të rënda, sa i takon asaj çfarë ka ndodhur në një nga protestat për vrasjen e Klodian Rashës.

Protestuesit kanë thyer dhe shkatërruar disa objekte publike në Tiranë, dhe në disa qytete të vendit. Kjo situatë është shoqëruar me arrestime të shumta.

Kreshnik Spahiu ka nxjerrë një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet se si tërhiqet zvarrë një djalë i ri nga dy civilë, dhe i dorëzohet policisë.

“Pamje trishtuese: Populli i ndarë nga politika me urrejtje ndaj njëri-tjetrit”, shkruan ai bashkëngjitur videos në fjalë.


Kujtojmë këtu se pas Tiranës, edhe në rrethe janë zhvilluar protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Protesta janë zhvilluar në disa qytete si Vlorë, Lushnje, Sarandë si edhe në Librazhd, ku protestuesit kërkojnë drejtësi për të riun që u vra nga policia. Protestat e ditëve të fundit në Tiranë dhe në rrethe, kanë sjellë qindra arrestime dhe procedime penale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...