E martë, 27 Tetor, 2020
19 C
Tirana

Protesta e maturantëve: 10 pikat pse testi nuk ishte në përputhje të plotë me orientimin paraprak

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Vijon protesta e maturantëve para Ministrisë së Arsimit, duke bllokuar qarkullimin e makinave në rrugën e Durrësit.

Maturantët kanë dalë më një material mbi konstatimet dhe ankesat e tyre ndaj hartimit të tezës së provimit kombëtar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Bërthamë.

Ata e kanë ilustruar me pyetje konkrete nga teza e provimit kombëtar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më datën 11.06.2020. Protestuesit kërkojnë rivlerësimin e provimit, dhe uljen e pragut të pikëve për notat 9 dhe 10.

Materiali i përgatitur nga studentët

Në kuadër të procesit të Maturës Shtetërore, proces ky i cili vlerëson nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar duke përmbyllur një cikël 12-vjeçar studimesh,ditën e enjte, datë 11 Qershor 2020,nga ora 10:00 deri në orën 12:00,është zhvilluar provimi (i detyruar)për lëndët e Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë. Si pasojë e kushteve të jashtëzakonshme,kjo për hir të Pandemisë së COVID-19, që përfshiu vendin tonë nga Marsi 2020 deri në Maj 2020,sistemi arsimor dhe procesi arsimor në vend u pezullua, ashtu si shumë aktivitete të tjera shtetërore. Me rihapjen e vendit dhe daljen nga karantina shtetërore e detyruar,të gjithë aktivitetet pësuan ndryshime të plota ose të pjesshme. Konkretisht procesi i Maturës Shtetërore iu nënshtrua një sërë ndryshimeve konstruktive dhe administrative. Kjo listë ndryshimesh përfshin:

  1. a) Ndryshim e tipologjisë së testimeve për maturantët dhe hartimin e një sistemi testimi me alternativa.
    b) Ndryshimin e programit sipas të cilit realizohet testimi i maturantëve, bazuar në njohuritë dhe temat e zhvilluara ne ambientet e klasës përgjatë tremujorit të fundit të vitit shkollor 2019-2020.
    c) Ndryshimi i kohëzgjatjes së testimit të maturantëve nga 2 orë e 30 minuta në 2 orë.
    d) Ndryshimi i procesit të korrigjimit të provimeve, ku kalohet nga një sistem korrigjimi fizik (metoda manual) nga grupe mësuesish specialistë të fushës, në korrigjim elektronik me skaner (aplikuar për herë të parë vitin e shkuar vetëm për pyetjet me alternativa).
    e) Ndryshime administrative të administrimit dhe realizimit të testimeve si proces, bazuar në rregullat strikte kundër përhapjes së COVID-19.
    f) Së fundmi, ndryshimet prekën edhe metodologjinë e identifikimit të maturantëve, duke krijuar teza të personalizuara. (Kujdes! Tezë e personalizuar nënkupton teza të veçanta testimi për çdo individ, shoqëruar me emër, mbiemër dhe atësi, si dhe e firmosur nga çdo maturant që i nënshtrohet testimit.)

Pas njohjes me tezën e testimit tonë,ditën e enjte 11.06.2020 dhe përfundimit të testimit në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë, ne maturantët konstatuam se teza e provimit të lëndëve Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Bërthamë nuk ishte në përputhje të plotë me orientimin paraprak që është bërë përgjatë periudhës disa javore të përgatitjes për testim. Ne fillimisht individualisht dhe më pas kolektivisht, kemi konstatuar probleme konkrete në hartimin e tezave të testimit, përfshirë këtu paqartësi në kumtim dhe formulime jo të përshtatshme.

Në vijim të këtij materiali do ju njohim me të gjitha konstatimet tona,shoqëruar me argumente dhe shembuj konkret nga pyetjet e provimit. Ky material vjen si rezultat i një analizimi të tezës së provimit nga ana jonë, si dhe mbështetur me argumentime të specialistëve të ndryshëm, të cilët kanë shprehur publikisht dhe me vullnet të plotë opinionin e tyre mbi formatin e hartimit të tezës së provimit.

  1. Përmbajtja e testit dhe rëndesa e tij nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, pasi minutazhi përkatës, llogaritur për secilën pyetje nuk mjaftonte. Ne maturantët jemi detyruar t’i rikthehemi në mënyrë të vazhduar pyetjeve (shumicës prej tyre), pasi mundësia e kuptimit të pyetjes dhe vështirësia e zgjedhjes së një alternative ishin kundër sfidës me kohën e testit. Kjo vërtetohet nga nevoja që nxënësit në përgjithësi patën për të vazhduar me zgjidhjen e testit edhe pas përfundimit të orarit zyrtar prej dy orësh.
  2. Së dyti, ne maturantët u përballëm me një test i cili vlerësonte dije periferike dhe jo të programit mësimor të zbatuar në vitin mësimor 2019-2020. Pyetje konkrete që faktojnë këtë konstatim janë: pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve paraqitur në një reklamë (parku), pyetja rreth gjetjes së instrumenteve të duhura për ilustrimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë, pyetja e cila kërkonte gjetjen e informacionit, të cilit i duhet treguar burimi, pyetja mbi krahasimin e dy informacioneve të marra nga dy burime të ndryshme, pyetja e cila kërkonte gjetjen e një informacioni të nënkuptuar në një artikull mbi fëmijët dhe kohën që ata kalojnë para televizorit.
  3. Së treti, testi përmbante pyetje, alternativat e të cilave nuk na testonin njohuritë tona,por logjikën dhe përqendrimit në momentin e plotësimit të testit. E shohim të udhës të shtojmë se presioni që ka në vetvete procesi i testimit për çdo maturant (me të drejtë) e ul nivelin e përqendrimit momental dhe vështirëson tezën, jo për nga konteksti, po për nga synimi që kanë pyetjet testuese në vetvete. E gjithë kësaj situate i shtohet edhe faktori kohë. Pyetje konkrete janë: pyetja e cila kërkonte gjetjen e veprimit të radhës së personazhit të një paragrafi të shkurtër ilustrues i cili identifikohet me emrin Turi, pyetja e cila kërkonte gjetjen e tezës të një paragrafi që ilustronte dilemën mes të shkruajturit histori të shkurtra apo romane, pyetja rreth gjetjes së instrumenteve të duhura për ilustrimin e një artikulli rreth shpellave më të mëdha në botë, pyetja rreth gjetjes së funksionit të përdorimit të imazheve të fëmijëve paraqitur në një reklamë,pyetja mbi kulmet apo etapat e vdekjes së Ptroklikt në fragmentin e Iliadës, pyetja mbi përcaktimin e situatës paraqitur në fragmentin e Iliadës nëse ishte dramatike,heroike,sarkastike apo realiste.
  4. Për më tepër, konstatojmë se ndryshe nga sa është folur mediatikisht dhe është cituar në materialin zyrtar publikuar në datën 13.05.2020, me Nr.protokolli 1552,në rubrikën e dytë SPECIFIKA TË TESTIT se testi i Gjuhës Shqipe do të kishte vetëm dy pjesë dhe jo tre, se në këto dy pjesë do testoheshin përkatësisht arritjet në fushën e Gjuhës Shqipe dhe arritjet në fushën e letërsisë shqiptare dhe botërore, në test ne u përballëm me pyetje teorike mbi aftësinë në të shkruar. (Citoj se ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe, testi i Gjuhës së huaj e cilësonte testimin teorik mbi strukturat dhe teknikat e të shkruarit.) Heqja e esesë dhe risjellja e saj në planin teorik nuk mat kompetencat e të shprehurit drejt dhe saktë në gjuhën shqipe të nxënësve të çdo lloj niveli. Këtu futen pyetjet si: gjeni tezën e përshtatshme dhe efektive për një ese bindëse, gjeni veprimin e radhës të Turit që vijon në të njëjtin stil aksioni (kompetenca jo të mirëfillta gjuhësore, me natyrë kinematografike), gjeni hyrjen e përshtatshme për një ese narrative, zgjidhni një tezë të përshtatshme mbi esenë me temë: “Zgjidhni një grup të cilit ju i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishme për ju”.
  5. Në sektorin e testimit i cili përmbante pyetje mbi analizën strukturore dhe gjuhësore të teksteve joletrare, ne konstatuam se pyetjet ishin jo të qarta për nga kumtimi dhe nuk na drejtonin drejt një kërkese specifike, por të vërdalliste nëpër alternativa të përafërta. Kësaj i shtohet edhe fakti se tekstet e shkurtra, ose thënë më saktë, paragrafët me mangësi informacioni e vështirësonin deri në kufijtë e së pamundurës gjetjen e përgjigjes së saktë. Është e udhës të përmendet se ndryshe nga çfarë jemi orientuar për tre vite pune në gjimnaz dhe një periudhe disa javore konsultimesh,kjo pjesë e testimit na vjen në një format krejt të patrajtuar më parë,për rrjedhojë edhe penalizues. Pyetje ilustruese:gjeni fjalë apo togje fjalësh që tregojnë burimin e kumtimit,shprehni titullin e dhënë të fragmentit me një fjali pa folje, çfarë fjalie duhet shtuar në fund të shkrimit për të rritur interesin e lexuesve ndaj qytetit të Sarandës,ku duhen shtuar detajet për besueshmërinë e tekstit,gjeni mesazhin që përcjell fotoja, cili nga fjalitë e paragrafit shpreh qëndrimin e autorit ndaj interesit të mikut të tij ndaj natyrës,gjeni modelin organizues me të cilin është ndërtuar struktura e përgjithshme e paragrafit,cila është teza e fragmentit mbi dilemën e të shkruarit histori të shkurtra apo romane.
  6. Shprehim indinjatën ndaj mosrespektimit të sistemit testues i cili na është paraqitur në testin model të Maturës Shtetërore 2020, publikuar nga QSHA NË 25.05.2020, i cili ndryshon tërësisht sa i përket natyrës së pyetjeve nga testi i provimit kombëtar i datës 11.06.2020. Testi model ishte fokusuar zbatimin praktik të njohurive tona duke identifikuar në tekste të mirëfillta tipare të teksteve joletrare, jo në testin teorik me fragmente me 3-4 fjali maksimumi. Për më tepër, testi model respektonte barazinë mes teksteve letrare prozaike dhe poetike,ndërkohë që provimi kombëtar përmbante vetëm dy tekste letrare poetike çfarë rrjedhimisht rrit vështirësinë e testit mbi nivelin mesatar.
  7. Pyetjet e gramatikës kanë synuar më shumë të na vënë në pozitë, duke na ngatërruar, sesa të testojnë nivelin dhe arritjet tona në fushën e Gjuhës Shqipe. Ilustrimi: pyetja mbi përcaktimin e lidhëzës prandaj,pyetja mbi funksionin e fjalëve të paraprira nga pjesorja, pyetja: “Cila fjali është ndërtuar saktë sipas raporteve sintaksore të gjymtyrëve të saj?”
  8. Për të kaluar në sektorin e Letërsisë,zgjedhja e poezisë “Dritë fshehtësie” e Lasgush Poradecit,vlerësohet nga ana jonë aspak e përshtatshme. Kjo pasi kjo poezi ka karakter shumë të lartë filozofiko-poetik, siç vlerësohet nga mësuese Marsela Neni në një website online. E renditur në një prej shkrimeve poetike, i paanalizuar më parë nga nxënësit nëpër shkolla (kjo jo domosdoshmërisht, por për etike profesionalizmi) kjo poezi ka shfaqur problematikë reale në perceptimin e saj nga ne maturantët. Shpesh e dëgjojmë të artikuluar si poezi e cila i përshtatet nivelit të një kritiku letrar. Për më tepër botimi “Ylli i zemrës” është një libër i papërfshirë prej kohësh në tekstet mësimore duke nxjerrë problematika përshtatjeje edhe nga vetë mësimdhënësit. Dëshmojmë se në materialet e aksesueshme nga nxënësit nuk ka asnjë analizë,koment apo shkrim i përshtatshëm për nivelin e nxënësve gjimnazistë si material suplementar.
  9. Pa u larguar nga teksti poetik i Lasgush Poradecit,alternativat e këtij teksti ishin të një niveli shumë të lartë duke mos respektuar nivelet e arritjeve dhe kompetencave të nxënësve.Ilustrime:nga buron thelbi i përjetësisë në poezi, cili është kuptimi i fjalës dlirnja, gjeni epitetin tipik lasgushian të krijuar sipas frymës organike të gjuhës shqipe,gjeni vargun në kontrast me harmoninë e pafund që “shpaloset vargje” (kujdes: gabim në hartimin e pyetjes), gjeni përqasjen simbolike të dy vargjeve të fundit të strofës së parë të tingujve dhe fjalëve, gjeni vargun e ndërtuar mbi bazën e paradoksit, gjeni motivin kryesor të poezisë, gjeni simbolikën e dritës së fshehtë. Ndërkohë, edhe alternativat e tekstit tjetër letrar kishin modele të qasjes jo normale mbi nivelin e pyetjes. Ilustrim: çfarë nxit inversion në vargun e tretë,cilat janë kulmet nëpër të cilat zhvillohet vdekja e Patroklit, duke u nisur nga fragmenti cilat janë tiparet e heronjve të eposit grek (këtu:Patrokli).
  10. Shqetësim që qëndron mbetet formulimi i pasaktë i pyetjeve ose i stërzgjatur që ul performancën e përqendrimit të çdo maturanti apo personi të testuar dhe orienton krejt gabimisht në rrugën drejt gjetjes së alternativës së saktë. Ilustrime: cila është teza e përshtatshme për esenë: “Zgjidhni një grup të cilit i përkisni dhe shpjegoni pse përfshirja është e rëndësishme për ju”, cili është funksioni i grupit të fjalëve të paraprira nga pjesorja, cili nga artikujt përmban informacion që i duhet treguar burimi, cila nga fjalitë është shembull i një të dhëne të nënkuptuar në fragmentin rreth qëndrimit të fëmijëve pra televizorit, çfarë mesazhi përcjell fotoja,cilat fjalë apo togje fjalësh tregojnë burimin e kumtimit, cili varg krijon kontrast me harmoninë e pafund që shpaloset vargje.

Në përfundim të akt-konstatimit tonë listojmë pritshmërinë tonë për trajtimin e materialit (nga ana juaj) të paraqitur nga ana jonë.
Kërkojmë që ky material të studiohet dhe shqyrtohet me detaje dhe pa paragjykime apo abuzime me statusin tonë, të qenurit maturantë.
Shprehim unanimisht se ne jemi ndjerë të abuzuar dhe të tallur në përballje me tezën e paraqitur ditën e enjte 11.06.2020.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Komisioneri Varhelyi thirrje Ramës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë një tjetër thirrje kryeministrit të vendit, Edi Rama, pas deklaratës se duhet të presë përgjigjen...

Ish-bashkëshortja e Bleros flet për divorcin e bujshëm

Teuta Krasniqi dhe Blero janë ndarë në mënyrë miqësore me njëri-tjetrin. Po kështu raportet mes tyre janë mjaft të mira për hir të vajzës,...

Mësoheshin se si të vrisnin veten/Detaje nga jeta e pilotëve në Japoni

Fjala japoneze “kamikaze”, do të thotë “erë hyjnore”. Ajo i referohet stuhisë që e shpëtoi diku Japoninë nga flota e madh mongole e Kublai...

Riatdhesimi i fëmijëve nga kampi Al-Hol, Rama takohet me gjeneralin Abass

Kryeministri Edi Rama është takuar me gjeneralin Abass në Beirut. Kreu i qeverisë shqiptare ka shprehur falenderimet ndaj gjeneralit Abass, për ndihmën e tij...

“Të njoh nga Forumi Rinor i PD”, Eni Vasili debat me Murrizin: A je mirë?

Përplasje të forta mes të ftuarve janë shkaktuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, ku shpeshherë deputeti Myslim Murrizi ka ngritur zërin dhe ka...