E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

Protesta e djeshme/ Policia arreston 25 persona, procedohen 130 të tjerë

Policia ka arrestuar në flagrancë 25 persona, dhe proceduar në gjendje të lirë 130 të tjerë, pasi organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Sipas uniformave blu, këta persona ishtruan dhunë dhe plagosën 3 efektivë policie. Gjithashtu, protestuesit shkatërruan pronën publike dhe atë private.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm, ushtruan dhunë dhe plagosën 3 punonjës të Policisë, si dhe shkatërruan pronën publike e private, arrestohen në flagrancë 25 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 130 shtetas të tjerë.

Rreth orës 18:00 të datës 11.12.2020, para godinës së Ministrisë së Brendshme nisi një tubim i paligjshëm i cili u përshkallëzua në veprime të dhunshme ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët ishin në shërbim.

Më pas, pjesëmarrësit në tubim u ndanë në disa grupe dhe për rreth katër orë kanë ushtruar dhunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin Skënderbej, në rrugën “Myslym Shyri”, në ish-Bllok, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, Gjin Bue Shpata”, “Sulejman Delvina” dhe “Sami Frashëri”, ndaj bizneseve private dhe disa automjete.

Gjithashtu, këto grupe kanë sulmuar me gurë e me lëndë piroteknike Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 3 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë.

Strukturat Operacionale kanë bërë të mundur filmimin e personave të dhunshëm të cilët plagosën punonjësit e Policisë dhe shkatërruan pronën publike e private dhe në bazë të filmimeve kanë bërë shoqërimin e tyre.

Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë 25 shtetas, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 130 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut publikon pagat e kabinetit, Zaev paguhet më pak se Rama

Maqedonia e Veriut ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa i shtohet...

Kim dhe Soreca takojnë kreun e KED: Të plotësohen vakancat në Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, zhvilluan një takim ditën e sotme me kreun e Këshillit...

Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i shqetësuar për situatën ekonomike në vend. Meta shprehet se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe...

Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Beratit, është mbyllur. Mesditën e sotme, kryetari i degës së LSI-së në...

Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

Mundësia e parë e presidentit të ri amerikan Xho Bajden për të shmangur qasjen shpesh komode të Donald Trump ndaj Rusisë, erdhi vetëm disa...